Futboll Sport

ARRIN 30 FITORE NË 44 NDESHJE ME ITALINË/ Trajneri Mancini: Ndaj Zvicrës do të jetë sfida e vitit

Fitorja ndaj Belgjikës nuk vlejti vetëm për prestigj për Italinë, por dhe për rekord. Roberto Mançini hyri në histori si trajneri i parë që arrin shifrën e 30 fitoreve pas vetëm 44 ndeshjesh.

Pas përfundimit të takimit, në konferencën për shtyp, Mançini shprehu keqardhjen për eliminimin nga Spanja pak ditë më parë, si dhe vuri theksin te ndeshja me Zvicrën në nëntor për kualifikueset e Botërorit.

“Do të luanim kështu dhe me Spanjën, por me 10 futbollistë është e vështirë të bësh një ndeshje të rregullt. Përndryshe do të kishte qenë si sot, djemtë e luajtën shumë mirë. Në mesfushë kemi zgjidhje të ndryshme dhe lojtarë me shumë cilësi’’, tha Mançini.

Në nëntor kundër Zvicrës: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, siç ishte në Kampionatin Europian. Ne luajmë në shtëpi, do të jetë ndeshja e vitit pas atyre evropiane. E dimë që duhet të fitojmë”, u shpreh Mançini.

Related posts

E BUJSHME/ Real Madrid bëhet gati të bojkotojë finalen e Kupës! Anulon stërvitjen e konferencën, komunikatë kundër gjyqtarëve

F.autor

Man United shfaq interes për mbrojtësin portugez të Southamptonit

Sadik.Autor

PËRDHUNOI NJË VAJZË SHQIPTARE NË NJË KLUB NATE NË ITALI/ Gjykata e Lartë braziliane lë pas hekurave Robinhon

F.autor

Leave a Comment