Futboll Sport

HISTORIKE/ Seria A do të ketë 108 tituj në fushë këtë sezon, Interi kërkon yllin e dytë

Mes klubeve që kanë marrë pjesë në formatin 90-vjeçar italian me sistem vajtje-ardhje, rekordmeni i pjesëmarrjeve është vetëm Interi. Zikaltrit kanë qenë gjithmonë protagonistë në 90 edicionet, pasi janë i vetmi ekip që nuk ka rënë kurrë në Serinë B.

Pas tyre radhiten Roma dhe Juventusi me 89 pjesëmarrje, ndërsa Milani pason me 88 vite në elitë. Ky fakt pa dyshim që krenon jo pak tifozët zikaltër, që për më shumë e nisin këtë sezon 2021- 2022 si kampionët në fuqi dhe pavarësisht largimeve të trajnerit Konte dhe yjeve si Lukaku e Hakimi, ata duan të tregojnë se janë sërish të denjë për të mbrojtur fronin. Ndërkohë, nëse Interi do të konfirmohej edhe sivjet kampion, atëherë ai do të meritonte edhe yllin e dytë në fanellë, për “Scudetto”-n e 20-të.

Nëse do të ketë një sezon i cili do të shohë të ndeshen mes tyre më shumë skuadra të dekoruara se asnjëherë tjetër në historinë e Serisë A, atëherë ai do të jetë ky që pritet të nisë. Në udhëtimin për titullin kampion 2021-2022, elita e futbollit italian do të presë 108 nga 117 titujt kampion në total.

AS Roma v SSC Napoli – Serie A

Ata që i mungojnë 20 skuadrave të sivjetshme janë vetëm 7 titujt e fituar në “lashtësi” nga Pro Verçeli si dhe një i Kazales e Novezes. Ndërkohë, lista tjetër e kampioneve plotësohet nga rekordmenët e padiskutueshëm të Juventusit me 36, Interi 19, Milani 18, Xhenoa 9, Bolonja dhe Torino me 7, Roma 3, Fiorentina, Napoli e Lacio me nga 2 si dhe Kaljari, Verona dhe Sampdoria me nga një titull kampion të Serisë A të festuar në historinë e tyre.

Related posts

Liverpool pranë Alisson, Roma vendos çmimin për portierin

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Zbulohen arbitrat e finales, FSHF vendos për 6 gjyqtarë me stemën e FIFA-s

Delo.autor

SPAL – Roma, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment