Futboll Sport

ÇUDIT GUARDIOLA/ Kërkon një sulmues amator 206 cm që luante të dielave

Mançester Siti është vënë pas futbollistit më të gjatë në Britani, Kajl Hadlin, i skuadrës Solihall Murs. Sipas “The Athletic”, Pep Guardiolës i ka tërhequr vëmendjen një video e sulmuesit që aktivizohet në Premier Konferencë dhe kampionët e Anglisë kanë mbetur të befasuar nga talenti i sulmuesit 206 centimetra i gjatë.

Gjatë kësaj fundjave, “Qytetarët” kanë dërguar skautë për ta parë nga afër, ndërsa në gjurmët e Hadlin janë vendosur edhe klube të Championship-it, përfshirë Kardifin dhe Midëllsbroun. Futbollisti me gjatësinë e një basketbollisti aktivizohet me Murs prej muajit tetor, pasi shënoi 25 gola në 22 ndeshje me skuadrën e Sunday League, Boldmere Falkons.

Edhe nëse transferimi i tij në Mançester do të materializohej, Hadlin do të priste gjatë për të pasur shansin e parë me skuadrën e Sitit dhe me shumë mundësi ai do të huazohet në një tjetër klub për të parë përmirësimin e tij.

“Unë po shijoj jetën te Solihalli në këto momente, por kjo nuk do të thotë se nuk kam aspirata për të mbërritur te kombëtarja angleze dhe në Ligën e Kampioneve.

Nuk dua të vrapoj përpara se të nis të eci dhe e kuptoj se sa i lartë është kërcimi në atë nivel, por unë dua ta bëj atë kërcim”, tha Hadlin. Formacioni – Sigurisht që Siti nuk do të shpenzonte shifra marramendëse për një transferim të tillë, i cili vetëm sa do të ulte koston financiare të skuadrës së tyre.

Në fakt, në ndeshjet e parë të Premier Ligës këtë sezon, Pep rreshtoi kundër Totenhemit formacionin titullar më të shtrenjtë në historinë e futbollit, i cili ka kushtuar 530 milionë paund. Ndërsa në stol kishte 300 milionë paund të tjera. Në portë, për Ederson, iu paguan 34.9 milionë paund Benfikës në qershor 2017.

Në mbrojtje, Guardiola rreshtoi Kanselo (60 milionë paund), Mendi (49.3 milionë), Diaz (64.5 milionë) dhe Ake (40 milionë). Këtyre u shtohet transferimi më i shtrenjtë në histori në Britani këtë verë, Xhek Grilish (100 milionë), Fernandinjo (30 milionë) dhe Gyndoan (20.4 milionë), i cili ishte lojtari më i lirë në skuadrën titullare të dielën në stadiumin e Totenhemit.

Related posts

Elbasan, Luiza Gega triumfon në Mitingun Ndërkombëtar të atletikës

Sadik.Autor

GODITJE FATALE NË DERBI/ Është një periudhë e zezë për Milanin, ja statistikat e frikshme

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT E BUJSHME/ Ja skuadra e “panjohur” që kërkonte talentin Kean

Delo.autor

Leave a Comment