Futboll La Liga Sport

I HAP SFIDË YLLIT TË BARCELONËS/ Manaj: Kush mendon se do të fitojë me gjuajtjet? (FOTO)

Rei Manaj vazhdon të stërvitet rregullisht me skuadrën e Barcelonës teksa nuk nguron të ndajë në rrjetet sociale foto duke u stërvitur me yjet e klubit blaugranas.

Së fundmi, Rei Manaj ka postuar një foto me sulmuesin Memfis Depai duke i hapur dhe një sfidë këtij të fundit. ‘’Kush mendoni se do të fitojë me goditjet në portë’’, shkruan sulmuesi lushnjar duke treguar raportin e mirë që ka krijuar me holandezin.

Merkatoja po shkon drejt mbylljes dhe Barcelona ende nuk ka bërë asnjë lëvizje për të zëvendësuar Mesin. Kjo mund të jetë një ogur i mirë për Manajn pasi Kuman mund të vendosë ta mbajë në skuadër dhe 24-vjeçari do të kishte gjithë sezonin para për të shprehur cilësitë e tij si futbollist.

Related posts

ANALIZA/ Spanja u rikthye e frikshme me 5 ligjet e Luis Enrique

Delo.autor

TELEFONATA 20 SEKONDËSHE QË I NDRYSHOI MENDJEN RONALDOS/ Zbulohet “urdhri” që Ferguson i dha portugezit

Delo.autor

Lojtarët në “borxh” me Vllazninë, klubi kundër futbollistëve të vet

Isa.Autor

Leave a Comment