Bundesliga Futboll Sport

KËSHILLA PËR TITULLIN/ Trajneri Nagelsmann zbulon telefonatën me Flick: Gjithçka varet nga sfida me…

Pas katër ditësh do të nisë sezoni i ri për Julian Nagelsmanin me Bajernin e Mynihut. Sfida e parë do të jetë e një rëndësie të veçantë, pasi do të luhet në transfertën e Gladbahut. Për “Sport Bild” trajneri i ri i bavarezëve zbuloi bisedën telefonike me ish-trajnerin, Hansi Flik, i cili tani drejton kombëtaren gjermane.

“Kam folur me Hansin për shumë gjëra. Pak për të shkuarën dhe gjërat që nuk ecnin siç duhet. Shkëmbyem mendime për lojtarët, ajo çfarë është e rëndësishme për ta dhe si ai (Flik)kishte arritur të komunikonte dhe të sillej me njërin apo tjetrin. Mendoj se ishte një bisedë e frytshme”, tha Nagelsmani duke falënderuar Hansin për këshillat e shumta.

Edhe pse shumë pak falënderues është 33-vjeçari karshi klubit për mangësitë e fazës përgatitore, kjo u pa dhe në ndeshjet miqësore ku nga katër Bajerni regjistroi 3 humbje dhe 1 barazim. Por, tani radhën e ka Gladbahu në kampionat, skuadra e cila i mundi 3-2 në miqësoren e “Audi Cup”.

Trajneri i Bajernit është i bindur që nëse bën një start të mirë, e gjithë kjo mërzitje e tifozëve do të largohet. Këtë ia kishte bërë të qartë dhe Fliku. “Mendoj që nëse fitojmë të premten dhe më pas Superkupën ndaj Dortmundit, gjithçka do të normalizohet. Edhe Hansi këtë gjë më tha.

Ambienti këtu në Mynih është sa sfidues dhe i bukur kur fiton. Mbështetja e tifozëve të kthehet në adrenalinë dhe këtë kërkon ta përjetosh gjithmonë. Përgatitjet kanë shkuar mirë dhe mendoj që do të jemi gati për ndeshjen parë të kampionatit”, tha Nagelsmani.

Pyetur për fjalët e Hasan Salihamixhiçit për sulmuesin e Borusias, Erling Haland, trajneri 33-vjeçar tha: “Po flasim për një lojtar që e kërkon e gjithë Europa. Nuk mund të them nëse e dua apo jo. Por, Brazo ka të gjithë tagrin për të tentuar një goditje të tillë.

Haland është një sulmues i madh, por në skuadër kam sulmuesin më të mirë në botë (Levandovskin). Merkato? Mendoj se do të jemi aty dhe sipas informacioneve që kam diçka po lëviz në favorin tonë. Besoj që në fund të jemi të plotësuar dhe gati për të luftuar në të tria kompeticonet”.

Related posts

RIKTHEHET TEK TRIUMFI/ “Përbindëshi” Ronaldo i dhuron fitoren Juventus me dopietë dhe vendos rekord

Delo.autor

Barcelona gati të paguajë 15 milionë euro më shumë se klauzola për Griezmann

Sadik.Autor

“KËTU TEK JUVENTUS LUFTOHET DHE FITOHEN TITUJ”/ Bonucci: Juve, tani të tregojmë “sytë e tigrit”

Delo.autor

Leave a Comment