Bundesliga Futboll Sport

KOMENT NGA LOTHAR MATTHAUS/ Kampionat i fortë, Bayern nuk është favoriti kryesor

Lothar Herbert Matthäus

Në fundjavë nis sezoni i ri i Bundesligës dhe unë dua që të flas për skuadrat kryesore dhe objektivat që kanë. Mendoj se do të jetë një luftë e bukur dhe e fortë për titullin kampion. Bajerni, Dortmundi dhe Lajpcigu do të jenë skuadrat që do të luftojnë për tri vendet e para. Nuk shoh asnjë favorit nga këta të tre, ndaj mendoj që do të jetë një kampionat ndryshe nga të tjerët. Bajerni nuk është në syrin tim favoriti kryesor, por një nga tri skuadrat që mund të fitojë kampionatin. Për Julian Nagelsmanin dhe skuadrën e tij do të jetë një sezon sfidues.

Pas largimeve të David Alabës dhe Zherom Boatengut, klubi bavarez do të ketë jo pak vështirësi. Sigurisht që Robert Levandovski, Joshua Kimish, Manuel Nojer dhe Tomas Myler do të dinë se si ta udhëheqin skuadrën në fushë, por mendoj që në fund vetëm këta lojtarë nuk do të mjaftojnë. Nagelsmani duhet të bëjë një punë të kujdesshme, pasi lojtarët që ka në dispozicion kanë kushtuar jo pak, edhe pse deri tani disa prej tyre kanë luajtur një rol jo kryesor. Leva do ta ketë të vështirë të shënoj sërish 41 gola në sezon. Që tani mund ta kuptosh vështirësinë që ka trajneri me lojtarët e dëmtuar.

Edhe jashtë fushe ka pasur ndryshime të rëndësishme për skuadrën bavareze, pasi u larguar Karl Hainc Rumenige, një emër i madh në klubin e Bajernit. Oliver Kahn do të bëjë një punë shumë të mirë, për këtë jam i sigurt. Por, derisa ai ta kuptojë se si funksionojnë gjërat në pozicionin e ri, do të duhen disa muaj ndoshta dhe vite. Ndërkohë, për një rikthim të Frank Riberisë në skuadrën e Bajernit mendoj që drejtuesit duhet t’i japin atij një shans për të treguar se akoma vlen. Një kontratë 1-vjeçare nuk do të ishte keq për një lojtar që ka fituar shumë me këtë klub.

Për të vazhduar më tej më duhet të mos injorojë dhe verdhezinjtë e Dortmundit, të cilët në këtë sezon priten të jenë realisht favoritë për titull. Skuadra ka mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe që në fazën përgatitore nuk ka folur fare për titullin, ndryshe nga vera e shkuar ku kjo falë ishte e pranishme në çdo deklaratë duke bërë që tifozët e skuadrës të shpresonin për shumë.

Në fund sezoni përfundoi me një trofe dhe mendoj që Dortmundi që pamë në finalen e Kupës do të jetë dhe më i fortë në këtë sezon. Haland, Rojs, Vitsel dhe Malen do të jenë lojtarët kryesorë. Xhan dhe trajneri Rose do të dinë se si të ruajnë balancat brenda dhe jashtë fushe. Rikthimi i tifozëve është një tjetër faktor që flet për skuadrën e Borusias dhe jo vetëm. Rikthimi i tyre në tribuna do të jetë një vlerë e shtuar për çdo stadium.

Në Bundesligë që prej gati dy sezonesh janë kthyer në shkretëtira me fushë të gjelbër. Në fund nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj çdo skuadre një kampionat të mbarë dhe të fortë. Çdo tifozi sa më shumë emocione dhe momente të bukura. Jeta futbollistike në Gjermani, ashtu si dhe ajo private, ka nisur të një epokë të re, me më shumë uri dhe dëshirë për të jetuar çdo moment në kapacitetin e plotë

Related posts

DHUROJNË SPEKTAKËL NË “LORO BORIÇI”/ Demat e Kuq” mposhtin Vllazninë në frymën e fundit

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Kombëtarja “qep gojë” pas humbjes me Poloninë, anulohet konferenca për shtyp

Delo.autor

“MANAJ SI NË ËNDËRR”/ Kryqëzon gishtat për debutimin. Ja si mund të luaj Barça me shqiptarin titullar

Delo.autor

Leave a Comment