Futboll La Liga Sport

LAMTUMIRA E “PLESHTIT” TRONDITI SPANJËN/ Por tani të gjithë pyesin: Ku do të përfundojë Messi?

Lajmi i lamtumirës së Lionel Mesit nga Barcelona ka tronditur të gjithë në Spanjë. Askush nuk di të thotë me saktësi se çfarë ka ndodhur, por është e qartë se ka marrë fund një nga epokat më të lavdishme në historinë e katalanasve dhe padyshim edhe do të ketë pasoja për ta dhe për La Liga.

Megjithatë, të gjithë tashmë bëjnë pyetjen: Ku do të përfundojë Leo Mesi? Alternativat nuk janë të shumta pasi për të siguruar një lojtar të tillë, pavarësisht faktit se lëviz me parametër zero, nevojitet një sakrificë e madhe ekonomike, por edhe një projekt bindës sportiv.

E përditshmja “Marca” e cila ishte e para që publikoi lajmin për divorcin e lojtarit, ka hapur menjëherë sondazhin me 5 alternativat që mendon se janë të mundshëm për të ardhmen e tij. Për shembull në Spanjë e vetmja alternativë përfaqësohet nga Atletiko Madrid, që ka një fuqi ekonomike për ndërhyrje të rëndësishme dhe nuk është i zhytur në borxhe.

Ndërkaq, tre të tjera janë PSG në Francë, Bajern Mynih në Gjermani e Mançester Siti në Angli. Kurse alternativa e pestë që shfaq gazeta spanjolle është MLS, ku Inter Majemi i Devid Bekam e ndjek me interes prej shumë kohësh.

Related posts

E BUJSHME/ Humbje dhe mërzi me tifozët e Totenhemit, Antonio Konte drejt dorëheqjes

F.autor

GJITHMONË AI, VETËM AI/ Interi përsëri në AVANTAZH, shënon “njeriu gol” (VIDEO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Futbolli rumun do shpërngulet në Antalya për të mbyllur sezonin

Delo.autor

Leave a Comment