Futboll Seria A Sport

LARGIMI I LUKAKUT DHE RONALDOS/ Rrëfehet Sacchi: Italia e Mançinit më e suksesshme se…

Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”, trajneri i mirënjohur Arrigo Sacchi analizoi transferimin e sulmuesit portugez Cristiano Ronaldo nga Juventus te Manchester United.

“Sot punohet me ide, ndaj largimet e Lukaku dhe Ronaldo nga Serie A nuk ndikojnë shumë. Futbolli është lojë kolektive dhe nëse ke një të tillë, atëherë je në rregull”, tha Sacchi.

“Si Lukaku ashtu dhe Ronaldo janë dy fenomenë, kjo s’ka asnjë dyshim. Por çfarë fitoi Juventusi me Ronaldo në Europë? Asgjë. Atëherë?  Nëse nuk ke ide të qarta ose nëse nuk di t’i zhvillosh ato, nuk mund të shkosh shumë larg”, tha Sacchi.

“Mund të fitosh në Serie A, pasi rivalët e tu nuk kanë fuqinë tënde ekonomike, por në Champions jo. Edhe lojtari më i mirë në botë duhet të jetë në funksion të skuadrës, në të kundërt ai s’ka asnjë vlerë”, u shpreh Arrigo Sacchi.

“Duhet ndjekur shembulli i Italisë që fitoi Europianin. Mançini vendosi një linjë drejtimi, e ndoqi atë dhe po ashtu bindi edhe lojtarët. Mancini është shpresa jonë. Përvoja jashtë Italisë i vlejti shumë dhe fitoi”, tha Sacchi.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Italia publikon listën e lojtarëve, ja surpriza e trajnerit Mancini

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Veretout shënon nga goditja e dënimit dhe zhbllokon sfidën për Romën (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Predhë e Ronaldos, De Gea bëhet “merimangë” para portugezit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment