Futboll Sport

ZYRTARE/ Shkëndijës së Tetovës i ikën bomberi historik, klubet shqiptare kanë një mundësi të artë

Besart Ibraimi dhe klubi i Shkëndijës kanë ndarë rrugët së bashku pas 6 vitesh. Këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra e Shkëndijës me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj se 34-vjeçari dhe klubi tetovar kanë ndërprerë konsensualisht kontratën.

Shkëndija e ka cilësuar Ibraimin si sulmuesin më të mirë në historinë e klubit duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i klubit nga Tetova duke realizuar në total 147 gola.

Sulmuesi aktualisht është një lojtar i lirë dhe është një mundësi e artë për skuadrat e Superiores në Shqipëri dhe të Superligës së Kosovës.

Besart Ibraimi më parë ka një CV të pasur ku më par[ë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Shalkes, Metalturgut, Sevastopol dhe Ermis Aradipu.

NJOFTIMI I KLUBIT TË SHKËNDIJËS –

“Sulmuesi më i mirë i Shkëndijës i të gjitha kohërave, golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, Besart Ibraimi largohet nga Shkëndija. Klubi dhe Besarti kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi. Rikujtojmë që Besart Ibraimi skuadrës kuqezi iu bashkëngjit në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe për ekipin e Shkëndijës ka shënuar gjithsej 147 gola, duke e fituar kështu epitetin ‘Mbreti i golave’. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për klubin tonë, Besart. Faleminderit për të gjitha momentet e mira, për kontributin tënd në fanellën kuqezi. Të dëshirojmë shumë suksese në karrierën tënde si futbollist!”

Related posts

NDODH LIVE/ Reja i heq shiritin e kapitenit Hysajt, Berisha e pyet i shqetësuar: A ke folur me të? (VIDEO)

Delo.autor

NGA GRUMBULLIMI ME PORTUGALINË TEK CR7/ Joao Cancelo: Nuk ka asnjë dyshim që prania e tij ka rritur…

Delo.autor

Tjetër gjyq i humbur, Flamurtarit i shtohen hallet

Sadik.Autor

Leave a Comment