Futboll La Liga Sport

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Ish-drejtuesi akuzon: Klubi qante, presidenti hante fruta deti me Perez

Haume Jopis është emri i parë i drejtuesve të Barcelonës që largohet nga katalanasit menjëherë pas largimit të Lionel Mesit. Pjesëtari i komisionit “Espai Barça” që merrej me të gjitha çështjet e marketingut në klubin katalanas, dha dorëheqjen pasi mësoi se nuk do të rinovohej kontrata e Mesit dhe në Cadena SER ka akuzuar ashpër Laportën dhe drejtuesit e tjerë se nuk kanë bërë atë që duhej për të mbajtur argjentinasin.

“Nuk doja të krijoja rrëmujë, por jap dorëheqjen për të thënë atë që mendojnë shumë tifozë të Barcelonës dhe të kërkoj transparencën që nuk ka ekzistuar. E tha edhe vetë Leo, nuk është bërë gjithçka që mund të bëhej. Unë për vete jam prej 66 vitesh anëtar në klub.

Me Mesin u bë keq mënyra pse dhe si. Shihej në ftohtësinë mes presidentit dhe lojtarit. Nuk është thënë e vërteta, duam të dimë çfarë po planifikojnë Laporta bashkë me Florentino Perez. Tema e Superligës është një projekt i madh, por është i pasigurt. Nuk e di se çfarë pretendohet me një sjellje të tillë ndaj presidentit të Madridit. Nuk kuptohet se kur tifozët po qanin largimin e Leos, Laporta po hante fruta deti me presidentin e Madridit. Duhet të kesh shumë kujdes për imazhin.

Do ta kemi të vështirë tani e tutje të kemi të ardhura pasi kemi humbur asetin më të madh në klub në këmbim të uljes së rrogës së Mesit. Në klub nuk ka njerëz që janë të gjendje të menaxhojnë kriza. Sot për sot, nëse nuk ka ulje rrogash, nuk besoj se Depaj do të luajë në javën e parë meqë vazhdon të mos jetë i regjistruar.

Largimi i Mesit ishte një vendim i drejtuesve që nuk njohin Barcelonën, e cila nuk është një kompani e thjeshtë multinacionale në përdorim të tyre. Nuk ekzistonte vullneti për të negociuar vazhdimësinë. Dorëheqja? Laporta nuk më ktheu përgjigje, por ishte vëllai i tij, i cili më fyeu me një mesazh audio, të cilin e kam fshirë”, tregoi Lopis, drejtues i njohur i kompanive të mëdha spanjolle para se të bëhej pjesë e grupit që menaxhonte marketingun e Barcelonës.

Related posts

NGUSHTOHET REZULTATI/ Cutrone shënon për Milanin (VIDEO)

Isa.Autor

TRONDITËSE/ Kanë fituar shumë trofe, skuadra shqiptare i jep LAMTUMIRËN sportit

Isa.Autor

ZBULON GJITHÇKA NGA JETA E TIJ/ Messi thur elozhe: Ishte bukur kur luaja kundër…

Delo.autor

Leave a Comment