Futboll La Liga Sport

LARGIMI I MESSIT NGA BARCELONA/ Koeman: E shijova maksimalisht sezonin që punuam së bashku

Lionel Messi nuk do të luaj më për Barcelonën. Largimi i “pleshtit” u zyrtarizua disa ditë më parë, ndërsa tanimë, po pritet se cila do të jetë ekipi i tij i radhës, me Paris Saint Germain që qëndron në kryet ë listës për të siguruar shërbimet e 6 herë fituesit e topit të artë. për këtë largim, ka reaguar dhe trajneri i “blaugranave”, Ronald Koeman.

Tekniku holandez shkruan në “Twitter”, se është ende e vështirë që të kuptosh që Messi nuk do të luaj më për Barcelonën. Ndërsa ka shtuar se e ka shijuar tej mase sezonin që kanë punuar së bashku.

“Është ende e vështirë ta kuptosh që nuk do të luash më për Barcelonën. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për klubin tonë Leo. Me të vërtetë e shijova sezonin e plotë që punuam së bashku. Jam i impresionuar me etikën tuaj të punës dhe dëshirën për të fituar”, shkroi Koeman.

Related posts

E KËRKOI REALI/ Marcos Alonso: Nuk kam menduar KURRË largimin nga Chelsea

Isa.Autor

Arsene Wenger “shfryhet” tek arbitri: “Nuk është hera e parë, ke për detyrë të jesh profesionist, por je një turp”

Q.Autor

PLAS SKANDALI NË ITALI/ Klubi legjendar pranë falimentimit, ja shkaku kryesor

Delo.autor

Leave a Comment