Futboll Sport

LARGIMI I MESSIT PREK LEGJENDAT E BARCELONËS/ Ish-futbollistët postojnë fjalë prekëse për “pleshtin”

Ish-kapiteni legjendar i Barçës, Karles Pyjol, nuk harroi të postonte në “Twitter” disa fjalë për Lionel Mesin i cili të enjten u largua nga Barça.

“Faleminderit për gjithçka Leo. Nuk mund të të falënderojmë kurrë mjaftueshëm për atë çfarë na ke dhënë. Të uroj më të mirën kudo që të shkosh”, shkruan spanjolli.

Edhe ish-mesfushori katalanas, Ksavi, reagoi duke thënë: “Si një katalanas, mik dhe koleg mundet vetëm të falënderoj për atë çfarë ke dhënë gjatë këtyre viteve. Më të mirën për ty kudo që të luash”. Kujtojmë që Mesi ka kaluar një kohë të gjatë në fushë me të dy lojtarët duke fituar edhe shumë trofe me Barcelonën së bashku me Pyjolin dhe fantazistin Ksavin.

Related posts

FRANCA KAMPIONE BOTE/ Parisi “feston” me luftë, regjistrohen 2 viktima (FOTO)

Isa.Autor

JUVENTUS ME SYTË NGA UEFA/ Dënimi në Europë prish planet e bardhezinjve

F.autor

ACAROHET TRAJNERI PËR…/ Ancelotti: Kundër Interit nuk u respektua protokolli, ndoshta…

Delo.autor

Leave a Comment