Futboll I pakategorizuar Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Teuta-Shamrok: Kapitullojnë durrsakët, një gafë në mbrojtje i dhuron irlandezëve golin e dytë

Teuta kërkon sot historinë me kualifikimin në play-off të Ligës së Konferencës, për të vazhduar ëndrrën europiane të kësaj vere. Durrsakët duhet të përmbysin sot në “Elbasan Arena” humbjen 1-0 ndaj Shamrok Rovers, për të kaluar një tjetër raund, si asnjëherë më parë në historinë e tyre.

Te durrsakët, trajneri Martini ka vendosur t’i besojë nga minuat e parë përsëri Aleksit si qendërmbrojtës përkrah Arapit. Ndërkohë, në të majtë balotazhin e fiton Xhekson me Kotobellin i cili kthehet në pankinë,

Njëkohësisht, bie në sy se në sulm, do të kthehet Sebino Plaku, ai i cili me golat e tij përmbysi ndeshjen me Inter D’Eskaldes në Andorra. Plaku, Kallaku dhe Emiljano Vila do të luajnë në mbështetje të Seferit, i cili është përsëri i avancuar në skemën e Teutës.

TEUTA-SHAMROK 0-2
20′, 62′ Gafnei

MINUTË PAS MINUTE

69’ Ndryshime në radhët e Teutës. Largohen Seferi, Karabeci dhe Xhekson, ndërsa vendin e tyre në fushë e marrin Georgiev, Gruda dhe Kotobelli.

68’ Karabeci i jep mundësinë Kallakut që të tentojë portën nga një pozicion ballor, por portieri kundërshtar kontrollon sferën edhe me ndihmën e mbrojtësve.

66’ Gafnei shënon edhe golin e tretë, por ai anulohet për një pozicion jashtë loje të sulmuesit pas grushtimit të një gjuajtje nga Frashëri.

62’ Një rreshtim i gabuar në mbrojtjen e Teutës sjell edhe golin e dytë me Gafnei. Sulmuesi e ka të lehtë të dalë para Frashërit i vetëm dhe të mposhtë portierin duke dyfishuar shifrat.

56’ Kombinim i rrezikshëm i durrsakëve me sferën që shkon te Kallaku në zonë. Gjuajtja e tij bllokohet nga mbrojtja mike.

55’ Rasti i parë i rrezikshëm i Teutës në pjesën e dytë. Xhekson në të majtën kalon një mbrojtës dhe gjen Vilën, pro goditja me kokë e këtij ët fundit përfundon jashtë.

49’ Një goditje dënimi bën që sfera të shkojë te Aleksi, por dy herë radhazi futbollisti i Teutës nuk ia del ta kthejë drejt portë.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime mes dy ekipeve.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin minimal të Shamrok.

45’+1’ Aksion i gjatë i lojtarëve të Teutës që qarkullojnë sferën para zonës kundërshtare. Topi shkon te Kallaku i cili provon nga jashtë zonës por duke gabuar plotësisht shënjestër.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Frashëri del nga katërkëndori i tij duke bërë një ndërhyrje vendimtare me këmbë si një mbrojtës i mirëfilltë, për të larguar sferën nga këmbët e Gafnei.

38’ Daja ka një tjetër mundësi të mirë për të gjuajtur në portë, por nuk koordinohet siç duhet dhe nuk gjen kontaktin me sferën, duke mos arritur ta nisë drejt katërkëndorit nga një pozicion i favorshëm.

37’ Sulm i shpejtë i Teutës. Plaku jep një pasim të artë për Seferin i cili ndalet nga mbrojtësit kundërshtarë që devijojnë sferën në fundore. Plaku i nervozuar i kërkon llogari sulmuesit se pse nuk i ktheu përsëri topin, pasi ishte i vetëm para katërkëndorit.

34’ Aksion i shpejtë në krahun e djathtë i Dajës, harkimi i tij në zonë arrin te Plaku, por sulmuesi nuk kontrollon siç duhet për të tentuar portën dhe mbrojtja largon rrezikun.

26’ Daja, pas një kombinimi në krahun e djathtë me Seferin, hyn në zonë dhe provon të gjuajë, por gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës irlandeze.

20’ Shënon Shamrok. Gafnei i shmanget Aleksit dhe para Frashërit nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë.

19’ Gabim në prapavijën e Teutës në nisjen e një aksioni. Gafeni shfaqet para Frashërit po gjuajtja e tij për fat ndalet nga shtylla.

16’ Rast i pabesueshëm i humbur nga Seferi. Kallaku nis një asist perfekt për të në zonë, por sulmuesi gabon në mënyrë të pabesueshme vetëm pak hapa larg katërkëndorit duke fluturuar sferën mbi traversë.

14’ Pasim në thellësi për Touëll, Frashëri del dhe kontrollon sferën.

10’ Rasti i parë i irlandezëve dhe menjëherë drithërima për Frashërin. Pas goditjes nga këndi të miqve, topi shkon te Mendrolu i cili gjuan por për fat sfera përfundon jashtë, jo shumë larg shtyllës së portës durrsake.

8’ Plaku del mirë në krahun e majtë dhe pason pastaj për Kallakun në hyrje të zonës. Por fantazisti i durrsakëve as nuk gjuan e as nuk pason, duke shpërdoruar mundësinë për të rrezikuar portën kundërshtare.

5’ Goditje dënimi për durrsakët në gjysmëfushën kundërshtare, topi harkohet në zonë por mbrojtja e irlandezëve largon rrezikun.

1’ Nis ndeshja me shkelmimin nga qendra të skuadrës mike.

Related posts

STATISTIKAT SHQIPËRI-ISLANDË/ Për të fituar mjafton të shënojmë të parët, por gjejmë rrjetën vetëm në…

Delo.autor

LA LIGA/ Dembele: Griezmann te Barcelona? Do të ishte përforcim i jashtëzakonshëm

Sadik.Autor

Reali nuk humbet kohë, nisin kontaktet e para me Hazard

Q.Autor

Leave a Comment