Futboll Sport

“LUFTA” PËR DY YJE/ FIFA kërkon që Uruguai të ndryshojë fanellën e Kombëtares, ja shkaku…

FIFA kërkon që Uruguai të përgjysmojë yjet që mban në fanellën e përfaqësueses dhe palët janë gati të nisin një betejë të mirëfilltë ligjore për këtë çështje.

Vendi i Amerikës së Jugut, ka në stemën e tij dhe të vendosura në vende të ndryshme në fanellë katër yje për të treguar triumfet më të mëdha të kombëtares, kur ka qenë numri 1 në botë duke fituar trofetë e rëndësishëm. Dy i përkasin Botërorëve 1930 dhe 1950, ndërsa dy të tjerët i përkasin Lojërave Olimpike.

Para se të zhvillohej Botërori i parë, ishin Lojërat Olimpike ato që tregonin se cila skuadër ishte më e mira në botë, në betejën për medaljen e artë. Futbolli ishte sport olimpik që në fillimin e shekullit të kaluar dhe në ato turne të parë, Uruguai triumfoi dy herë, në vitet 1924 dhe 1928. Kjo është arsyeja pse uruguaianët vendosin 4 yje në fanellën e tyre.

Tani FIFA u kërkon që të përgjysmojnë yjet, duke mbajtur vetëm ato dy të Kupës së Botës, ndërsa Uruguai pretendon se mund të mbajë të katërt për sa kohë që nuk ka një rregull fiks për historinë para fillimit të Botërorëve. Kjo është arsyeja pse përplasja do u drejtohet gjykatave sportive.

Related posts

“AI DUKEJ I RËNDË”/ Roy Keane: Vetëm Zoti e di se çfarë madhësie pantallonash vesh Aguero

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E KALIMIT TË KAÇES TEK “DEMAT”/ Menaxheri Çaushi: Ja mesazhi që mori nga Olsi Rama…

Delo.autor

E BUJSHME/ Milik pranon transferimin në La Liga! Tani mbetet të bindet Napoli

Delo.autor

Leave a Comment