Futboll Seria A Sport

“LUKAKU NUK ËSHTË TRADHTAR”/ Ish-kapiteni i Inter-it: “Zikaltërit” janë konkurrues, titulli duhet mbrojtur

Ish-kapiteni I Interit, Bepe Bergomi, u ndal të fliste për situatën në kampin ziklatër që me nisjen e Lukakut drejt Londrës, është mjaft e trazuar. Duke analizuar merkaton dhe trajnerin, legjenda zikaltër beson se Interi do të ngelet kompetitiv.

LUKAKU – “Nuk e prisja, por kur mendoj për ambientin para kampionatit me largimin e Kontes dhe në vonë atë të Orialit, mendoj se duhet të ishim të përgatitur. Dinim që na priste një verë e vështirë, ndërsa për Lukakun me shifrat e mbërritura u bë e pamundur të rezistohej. Nuk do ta konsideroja kurrë si tradhtar dhe kështu duhet ta shikojë gjithë populli interist. Duhet kuptuar si shkuan gjërat dhe duhet të përpiqemi të vihemi në vendin e tij”.

MERKATO – “Dumfris më pëlqen shumë, e kam parë kundër Interit disa vite më parë. Nëse bashkë me Lautaron dhe Sançezin do të shtohej edhe eksperienca e Xhekos dhe shpërthimet e Zapatës, Interi do të ngelej konkurrues, jam i bindur për këtë”.

INZAGI – “Nuk besoj se i heq presionin largimi i Lukakut. Madje, besoj se do ta mbante me kënaqësi këtë presion. Ka humbur shumë, sepse Lukaku ishte vendimtar, por kur erdhi tek Interi e dinte që do përjetonte presione të ndryshme, besoj se do t’ia dalë”.

SEZONI I RI – “Skudeto duhet mbrojtur dhe duhet vazhduar sa më shumë në “Champions League”. Inzagi do të sjellë motivim dhe Barela, Bastoni e Lautaro kanë vlera që do ta ndihmojnë skuadrën të ecë përpara”.

Related posts

PIATEK KËRKON LARGIMIN/ Ja kushti i vetëm që Milan vendos për “pistoletën” polake

Delo.autor

MESSI APO RONALDO? Shkenca vendos se kush është më i mirë!

F.autor

Fitorja në derbi, Antonio Donnarumma rrëfen emocionet e përjetuara

Q.Autor

Leave a Comment