Bundesliga Futboll Sport

I JEP FUND POLEMIKAVE PËR TË ARDHMEN E BOMBERIT POLAK/ Oliver Kahn: Lewandowski është i paprekshëm

Oliver Kahn ka folur për të ardhmen e Robert Lewandowskit te skuadra e Bajernit. Numri dy i klubit gjerman tha për sulmuesin polak se nuk parashikon asnjë lëvizje.

“Robert Levandovski nuk është në shitje dhe për këtë arsye ai do të vazhdojë të jetë një lojtar i rëndësishëm i Bajernit. Me të duam të fitojmë dhe në sezonin që vjen.

Ai është shumë i rëndësishëm për ne. Nuk na ka shfaqur asnjë kërkesë largimi dhe ndaj është e kotë që të vazhdojmë të flasim për këtë temë”, tha Kahn gjatë një takimi me mediat në qendrën stërvitore të skuadrës bavareze.

Zërat për një kalim të Levës te Çelsi u shuan pasi këta të fundit kanë arritur akordin me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku i cili do të jetë pjesë e bluve të Londrës për sezonin e ri.

Related posts

“ZILIQARËT”/ Ja çfarë mesazhi i dërgon Wanda të gjithë atyre që e urrejnë… (FOTO)

Isa.Autor

“ME DASHURINË E JETËS TIME”/ Icardi dhe Wanda Nara më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin (VIDEO)

Delo.autor

Zhvillime në merkato, Basha dhe Memushaj mund të luajnë bashkë

Sadik.Autor

Leave a Comment