Futboll Premier League Sport

MANCHESTER UNITED “NGEC” ME SOUTHAMPTON/ Tottenhami siguron tri pikët e radhës

Manchester United hapi sezonin e ri me fitoren bindëse 5: 1 kundër Leeds, por sot “Djatë e kuq” hasën në vështirësi përballë Southampton.

“Shenjtorët” luajtën me guxim dhe arritën t’i merrnin një barazim 1-1 United. Vedasit  kaluan në epërsi pas gjysmë ore lojë. Pas një aksioni të shkëlqyer, Che Adams gjuajti dhe topi mashtroi portierin David De Geu nga këmba e Fred. Me këtë rezultat përfundoi dhe pjesa e parë.

Në minutën e 55 -të, i përhershmi Paul Pogba dhuroi një asist për Mason Greenwood, i cili barazon rezultatin në 1: 1.

Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat provuan të shënojnë, por pa rezultat.

Tottenham arriti triumfin e dytë me të njëjtin rezultat 1: 0 si kundër Manchester City. Spurs festuan në fushën e Wolverhampton.

Goli i vetëm erdhi që në fillim të takimit. Luhej minuta e nëntë kur Dele Alli shënoi nga pika e bardhë dhe pakkush priste që të ishte goli i fundit i sfidës.

Në mesin e pjesës së dytë, skuadra vendase humbi rastin më të mirë të mundshëm. Adama Traore shkoi i vetëm drejt portës së Tottenham, por goditja e tij përfundoi tek portieri Hugo Lloris.

E rëndësishme të theksohet se Harry Kane u fut në fushë në minutat e fundit të sfidës. Kjo ishte ndeshja e parë e kapitenit të ekipit kombëtar anglez në sezonin e ri, pasi ishte jashtë skuadrës për shkak të dëshirës së tij për t’u transferuar tek Manchester City.

Tabela:

Image

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ Kosova “mbërthen” vendin e parë, likuidon edhe Maltën (VIDEO)

Isa.Autor

Gjashtë mbrojtësit më të shtrenjtë në histori të futbollit, pesë nga City

Q.Autor

KLUBI NIS KONTAKTET ME INTER/ Stade Rennais interesohet për mbrojtësin “Zikaltër”…

Delo.autor

Leave a Comment