Futboll Seria A Sport

MERKATOJA E BUJSHME/ Në Serinë A nuk luhet më pas asaj që ndodhi, lojtari merr vendimin për t’u larguar

Manchester United është gati t’i japë fund ferrit që mbrojtësi francez po përjeton në Serinë A. Sipas mediave britanike, “djajtë e kuq” janë gati të bëjnë një ofertë të mirë për të sjellë në Premier League talentin francez Kalidou Koulibaly (luan me kombëtaren e Senegalit), që kohët e fundit ishte viktimë e koreve raciste.

Incidenti i rëndë që ndodhi në ndeshjen Inter-Napoli, ku tifozët vërshëllyen 27-vjeçarin, ka rikthyer temën e racizmit në futbollin italian. Koulibaly nuk do të jetë sot në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Sassuolo. Sipas trajnerit Carlo Ancelotti, lojtari ka kërkuar leje, por duket se e vërteta është ndryshe.

Sipas “The Mirror”, lojtari kërkon të largohet nga Seria A dhe synon të transferohet në Angli, me Manchester United si destinacioni më i mundshëm. Presidenti De Laurentiis kërkon 100 milionë euro, shumë të cilën United e ka prezantuar një herë para se të ndodhte incidenti, por ai refuzoi. Por këtë herë, presidenti napoletan do të detyrohet të pranojë këtë shumë, duke qenë se ai që kërkon të largohet është vetë lojtari, që synon një vend ku të luajë i qetë.

Related posts

PAS 9 DITËSH NGA TËRMETI TRAGJIK/ Rumani i bëjnë thirrje klubeve të ndihmojnë Shqipërinë… (FOTO)

Delo.autor

“BARDHEZINJTË” NË KRIZË REZULTATESH/ Sacchi: Pirlo? Bëri një gabim të madh duke pranuar Juventus-in

Delo.autor

E BUJSHME NË PARIS/ “Corriere della Sera”: Ja motivi pse nuk po luan Donnarumma. Pochettino do të donte por…

Delo.autor

Leave a Comment