Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS DREJT FUNDIT/ Malaj pranë rikthimit te Partizani, mesfushori pritet ëtë sezon me “demat”

Esat Mala është pranë rikthimit te skuadra e Partizanit. Transferimi i 22-vjeçarit tek skuadra turke e Giresunsporit rezultoi blof, pasi turqit nuk e federuan lojtarin për sezonin e ri duke e lënë të ardhmen e Malës pezull.

Megjithatë Partizani nuk nguroi dhe e kontaktoi sërish mesfushorin ku burime pranë lojtarin bënë me dijë për gazetën ‘’Panorama Sport’’ se është arritur marrëveshja midis lojtarit dhe Partizanit për tu rikthyer sërish në kryeqytet.

‘Demat’ prisnin të fitonin 100 mijë euro nga ky transferim dhe 10% të vlerës së kartonit të lojtarit në rast shitje, por gjysma e të keqes është që lojtarit pritet të jetë sërish nën urdhrat e Ilir Dajës.

Mala shikohet si shumë i rëndësishëm në sytë e trajnerit Daja i cili do të ketë sërish në dispozicion një lojtar që mbulon disa role në fushë, që nga krahu i djathtë i mbrojtjes deri tek mesfusha, apo sulmues krahu.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Genoa godet në merkato, arrin akordin me ish-sulmuesin e Milan…

Delo.autor

MERKATOJA E SUPERIORES/ Partizani në negociata me sulmuesin e njohur që luan në Azerbajxhan

Delo.autor

Interi dhe Sassuolo gjejnë dakordësinë për mesfushorin italian

Isa.Autor

Leave a Comment