Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS DREJT MBYLLJES/ Chelsea bën goditjen e fundit, arrin akordin me yllin spanjoll…

Çelsi po provon një goditje në minutat e fundit të merkatos dhe gjasat janë që mesfushori i Atletiko Madridit Saul Nigez të transferohet në Londër.

Saul ishte një prej lojtarëve më të dëshiruar nga Tuhel në këtë merkato verore, por Atletiko e shikon si të dobishëm dhe nuk pranoi zgjatjen e tratativës. Megjithatë vullneti i lojtarit ka qenë vendimtar, me spanjollin që dëshiron me çdo kusht transferimin në Londër.

Saul do të gjente një vend prej titullari tek Çelsi dhe do të mundohej të fitonte një vend në kombëtaren e Spanjës pasi prej kohësh nuk preferohet nga Luiz Enrike tek iberikët.

Sipas ‘Daily Mail’, londinezët kanë arritur marrëveshjen për huazimin e lojtarit dhe më pas do të diskutohet formula e blerjes, por e rëndësishme për momentin është që tratativa të mbyllet mbrëmjen e sotme para orës 12.

Related posts

ÇËSHTJA “PLESHTI” VAZHDON/ Takimi shterpë, trajneri Koeman bindi Messin të largohej!

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Epidemia nuk kursen as futbollistët, klubi italian vendoset në…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Dzeko bën të harrohet Lukaku, sulmuesi boshnjak hyn në histori të Serisë A

Delo.autor

Leave a Comment