Futboll Premier League Sport

RIKTHIMI I RONALDOS TEK “DJAJTË E KUQ”/ Ferdinand: Ja sakrifica që do të bëjë Bruno Fernandes për CR7

Cristiano Ronaldo është kthyer te Manchester United.

Ish-ylli i Juventus do të bashkohet te Djajtë e Kuq me shokun e kombëtares Bruno Fernandes. Sipas Rio Ferdinand, mesfushori do të heqë dorë nga penalltitë për Cristiano-n, por jo nga goditjet e dënimit.

Ish-mbrojtësi i United ka shpjeguar në kanalin e tij në Youtube, “Five”, se si do të shkojnë gjërat:

“Mendoj se Bruno do të heqë dorë nga penalltitë, por jo nga goditjet e dënimit dhe ato të këndit. Mendoj se janë shifrat që e diktojnë një gjë të tillë. Jam 100% i sigurt se Ronaldo do të gjuajë penalltitë”.

Related posts

“GJYSHI NË PORTË ME BASTUN”/ Buffon çmendet: Qëndroj në fushë deri në moshën 80-vjeçare

Delo.autor

“Globe Soccer Awards”: Nderohen Totti dhe Puyol

Q.Autor

“LUFTË” BRENDA FAMILJES/ Ja çfarë po ndodh me ultrasit e “Zonjës së vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment