Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Nuk ndalet me goditjet, Inter-i gati t’i heqë Juventus-it nga duart objektivin kryesor…

Interi i Simone Inzagit mund të pësojë ndryshime të tjera në javën në vijim, në varësi të evoluimit të merkatos. Disa klube kanë kërkuar informacion apo janë të gatshme të blejnë yjet e kësaj skuadre ndaj Marota është vënë në veprim për të gjetur zëvendësues të denjë.

Marcelo Brozoviç është një nga emrat që përflitet vazhdimisht se mund t’i japë lamtumirën zikaltërve, pasi ndiqet nga disa skuadra, mes të cilave ato angleze që janë gati të shpenzojnë shifra të rëndësishme. Ndaj drejtuesi i zikaltërve po mendon ta zëvendësojë me një emër të njohur, që ka luajtur për shumë vite në Itali.

Bëhet fjalë për Miralem Pjaniç, i cili do të largohet nga Barcelona pas vetëm një sezoni atje. Lojtari mendohej se do të kthehej te Juventusi, por situata për momentin është bllokuar nga emrat që duhet të largohen më parë nga bardhezinjtë. Marota është gati të ndërhyjë menjëherë për t’i hequr nga duart një tjetër objektiv të merkatos ish-klubit të tij, gjithmonë nëse më parë arrin të sistemojë Brozoviç në një klub tjetër, pasi të ardhurat nga shitja e tij do të shërbejnë për të afruar boshnjakun.

Related posts

“RESPEKT PËR RONALDON”/ Mesfushori Townsend zbulon pse ai kopjoi festimin “Siiu” të CR7 (FOTO)

Delo.autor

8 MUAJ PAS DËMTIMIT/ Rikthehet në fushën e blertë “shigjeta” e Kombëtares…

Delo.autor

TRONDITET FUTBOLLI/ “PËRGJAKET” dueli Napoli-Liverpool, një TIFOZ GJENDET i….

Isa.Autor

Leave a Comment