Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

TËRMETI TRAGJIK/ Futboll dhe ndihma, lojtarët e kombëtares surprizojnë fëmijët në Fushë-Krujë (FOTO)

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ka lënë pas dhimbje dhe lot.

Shqipëria po kalon momentet më të dhimbshme në historinë e saj, ku një tërmet i magnitudës 6.4 ballë mori 49 jetë njerëzisht dhe mijëra të tjerë i la me plagë dhe të pastrehë.

Solidariteti me të prekurit nga kjo fatkeqësi ka qënë e madhe dhe një fushatë ndërgjegjësimi ka marrë dhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Dy futbollistët e kombëtares kuqezi, njëkohësisht dhe të kampionëve në fuqi të Kategorisë Superiore, Partizanit, Alban Hoxha dhe Lorenc Trashi kanë vizituar kampin e Fushë-Krujës, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i pak ditëve më parë.

“Në vijim të fushatës së ndërmarrë nga Presidenti #Duka, punonjësit e FSHF dhe futbollistët e kombëtares, sot dy prej tyre #AlbanHoxha dhe #LorencTrashi vizituan kampin në Fushë-Krujë,ku dhuruan fanela të kombëtares dhe topa për fëmijët. Ata biseduan me të vegjlit që kanë kaluar momente të tmerrshme duke i inkurajuar. Kuqezinjtë improvizuan edhe nje ndeshje futbolli me vogëlushët. #NeJemiNjëSkuadër” thuhet në njoftimin e FSHF.

Related posts

U ARRIT SHKËMBIMI ME “ZONJËN E VJETËR”/ Leonardo Spinazzola mbërrin në Romë, ja përfitimet

Delo.autor

SALA ISHTE VENDIMTAR KUNDËR TOTTENHAMIT/ Legjenda e “Të Kuqve”: Ja arsyeja kryesore e hubjes së garës për titull

Delo.autor

MANOVRA TË MËDHA/ Duka zgjedh Kamolezen si xhol te Kombëtarja. Nuk përjashtohet rokada e madhe e roleve

Delo.autor

Leave a Comment