Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Strakosha e Kumbulla, kuqezinjtë mes yjeve që dalin të lirë në Serinë A

Tomas Strakosha është një prej yjeve të Serisë A, që Lacio rrezikon ta humbasë me parametër zero. Portieri i Kombëtares nuk ka gjetur ende akordin me bardhekaltrit.

Kësisoj, ai bëhet pjesë e formacionit të yjeve, të cilët rrezikojnë të largohen me zero në përfundim të sezonit 2021-2022. Marash Kumbulla shënohet si lojtar në përfundim të kontratës në fund të vitit 2022, njësoj si edhe Kieza.

Kjo, për faktin se në verën e vitit 2022, Romës i përfundon formula e huazimit nga Verona dhe më pas përfshihet klauzola e blerjes së kartonit të mbrojtësit.

Njësoj edhe situata me sulmuesin e bardhezinjve, i cili duhet të blihet duke qenë se në fund të sezonit të saponisur i përfundon klauzola e huazimit nga Fiorentina.

Related posts

TELASHE PËR ZIDANE/ Dëmtimi i Hazard e “detyron” të kthejë sytë nga… Bale!

Delo.autor

INTERESOHEN DISA SKUADRA PËR TË/ Fisnik Asllani: Nuk është momenti për të folur

F.autor

PRESIDENTI I UFC/ Dana White: Kjo sfidë s’do të ndodhë kurrë, pasi…

Delo.autor

Leave a Comment