Futboll Sport

MOURINHO NUK E KA NË PLAN TË PARË MARASH KUMBULLËN/ Mbrojtësi shqiptar mbetet në stol

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk e ka më në plan të parë mbrojtësin shqiptar, Marash Kumbulla.

Portugezi i besoi në fillim shqiptarit postin e titullarit, por në miqësoret e fundit ka nisur ta zëvendësojë.

Roma luan ndaj Trazbonspor për Conference League, por pavarësisht dëmtimit të Smalling, Mourinho do të rreshtohet në mbrojtje me Ibanez-Mancini.

“Do e them kush do luajë pasi lojtarët e dinë, luan Ibanez me Mançinin”- deklaroi prerazi Mourinho.

Marash Kumbulla vitin e kaluar ishte lojtar kyç për Romën derisa pësoi dëmtimin e marsit që e la jashtë sezonit. Kartoni i tij është ende i Hellas Veronës teksa Atalanta ka shprehur më parë interesim për talentin 21-vjeçar.

Related posts

Manchester City nuk ndal, Declan Rice shënon golin e dytë ndaj West Hamit (VIDEO)

Sadik.Autor

LUKS DHE PARA/ Ky është SUPER Mercedesi i LUKAKUT që ka kushtuar…

Isa.Autor

GARA PËR “KËPUCËN E ARTË”/ 10 golashënuesit më të mirë në Evropë

Delo.autor

Leave a Comment