Futboll Seria A Sport

NË KËRKIM TË NJË “GARDIANI”/ Handanovic nuk jep siguri, Inter “hedh grepat” për portierin 25-vjeçar…

Samir Handanoviç tregoi në ndeshjen e fundit të Interit se nuk është më një siguri mes shtyllave duke qenë fajtori kryesor në golin e shënuar nga Verona.

Kur ka një kontratë që skadon në fund të vitit të ardhshëm, pozicioni i tij si titullar nuk është më i sigurt dhe shikimi për zëvendësuesin vazhdon të drejtohet nga Holanda, aty ku Andre Onana ngelet i pari në listën e preferencave të drejtuesve të Interit.

Kamerunasit i mbaron kontrata në 2022 dhe Marota përveç besimit te aftësitë e 25-vjeçarit, po shfrytëzon mundësinë për ta transferuar me parametër zero.

Akordi verbal mes palëve që ka acaruar Ajaksin, nuk u konkretizua dot në një parakontratë me portierin, por Interi nuk ka hequr dorë dhe vazhdon të monitorojë situatën e Onanas që ka shprehur dëshirën për transferimin në Milano.

Related posts

Bota mbërthehet përpara ekranit, CHAMPIONS LEAGUE “nxiton” të fillojë

Isa.Autor

HABIT ME KUSHTIN QË I VENDOS CHELSEA-T/ Çmendet Rudiger, kërkon një pagë prej… 55 milion eurosh

Delo.autor

“THE BEST AWARDS”/ Shpallet portieri më i mirë, çmimin e fiton… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment