Futboll Sport

Balotelli sfidon yjet e futbollit me një gol të jashtëzakonshëm (VIDEO)

Mario Balotelli ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në seancën stërvitore para fillimit të sezonit të ri. Ai e ka publikuar videon e golit në profilin e tij në “Instagram”, ku u hap sfidë lojtarëve të tjerë më të mirë në botë për ta mundur atë.

Ylli italian vazhdon të jetë pa ekip, pasi kontrata dyvjeçare me Nice i skadoi muajin e kaluar. Por ish-lojtari i Liverpool dhe Manchester City-t është i fokusuar të bëjë ‘show’ në rrjetet sociale. Ai është ndoshta një nga lojtarët më aktivë në rrjetin social “Instagram”, ku poston video dhe foto të shumta.

Karshi videos së postuar ai ka pyetur yjet e futbollit nëse arrijnë të bëjnë një gol të tillë edhe ata. Ndërsa u ka bërë tag në profilet e tyre përkatëse, Neymar Jr, Prince Boateng, Dante Bahia, Lorenzo Insigne, Kylian Mbappe, Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic. Gjithashtu edhe mbrojtësin brazilian të Real Madrid, Marcelo.

“Marcelo, vëlla, le të shohim nëse mund ta bëni këtë”- ka shkruar ish-ylli i Milan dhe Inter.

Video ka marrë mbi një milion shikime në mediat sociale dhe është komentuar pafund. Tani presim reagimin e lojtarëve dhe golat e tyre.

Related posts

E PABESUESHME NË BULLGARI/ Ja gafa kur sulmuesi me portën bosh e dërgon topin jashtë stadiumit (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Komentet negative ndaj homoseksualëve, klubi i Bundesligës shkarkon trajnerin

Delo.autor

DALIN DETAJET DY JAVË PAS ATENTATIT/ Ish-futbollisti u vra pasi vodhi drogë nga…

Delo.autor

Leave a Comment