Futboll Shqipëri Sport

NGA MANAJ TEK MBROJTJA/ Lorik Cana flet për mediat polake: Më thirri Franca në Kombëtare, nuk e mendova…

Lorik Cana nuk ka shumë shpresa se Shqipëria mund të dali me pikë në takimin e parë ndaj Polonisë. Por kapiteni legjendar ka gjithë besimin se kuqezinjtë do i surprizojnë polakët në shtëpi. Në intervistën e gjatë të dhënë për “Przeglad”, Lorik Cana ka kujtuar të shkuarën, thirrjen nga Franca dhe lidhjen që të jep fanella e Kombëtares.

“Do të jetë ndeshje shumë e veshtirë per ne në Poloni, por ne shtepi ne mund të presim një rezultat që do të jetë surprizues.
Mundet, pasi ke lojtarë si Gjimshiti nga Atalanta, Hysaj nga Lazio edhe Kumbulla nga Roma. Sulmi?

Kemi lojtarë interesant si Rei Manaj nga Barcelona. Në rregull, e kuptoj qe ka lozur në ekipin e dytë por ka qenë edhe pjesë e ekipit të parë. Ernest Muci? Talent i rritur në Shqipëri edhe tani luan ne nje ekip te madh si Legia, ka shënuar gola mahnitës. Ne kemi vuajtur për shkak të luf.tës. Për ne, këto ndeshje ishin një mënyrë për të demonstruar përkatësinë tonë kombëtare. Ne jemi shqiptarë dhe duam të luajmë për Shqipërinë.

Unë nuk mund të luaja për Zvicrën sepse nuk kisha pasaportë zvicerane, por u thirra në ekipin e të rinjve francezë. Përveçse që kur isha 10-12 vjeç, doja të përfaqësoja Shqipërinë. E dija që nëse ishte e mundur, nuk kishte asgjë për të menduar.

Isha me fat që kur fillova në ekipin kombëtar, kombëtarja jonë shkoi përtej futbollit. Ishte një simbol i Shqipërisë, lidhja e të gjithëve ne, përfshirë emigrantët nga vende të ndryshme. Ishte një punë e madhe për ne të shihnim flamurin shqiptar. Ishte shumë e rëndësishme të na bashkonte”, tha Lorik Cana.

Related posts

ZYRTARE/ UEFA vendos gjithçka, finalet e Ligës së Kombeve në vitin 2023 do të zhvillohen në…

F.autor

U MBYLL TREGU I TRANSFERIMEVE/ PSG-Skriniar dështoi për dy pengesa ditën e fundit të merkatos

Delo.autor

DEGJENERON DEBATI NDËRMJET HALILIT DHE HAFIZIT/ Presidenti i “bardhebluve”: Ke paguar kredinë me lekët e mia!

Delo.autor

Leave a Comment