Futboll Sport

ZYRTARE/ Ballkani nuk ndalet me goditjet në merkato, prezanton ish-mesfushorin e Tiranës…

Argjend Malaj është përforcimi i radhës i Ballkanit në merkato. Skuadra nga Suhareka, ka prezantuar ditën e sotme, mesfushorin 27-vjeçar, i cili ka firmosur ditën e sotme për 2 sezonet e ardhshme. Malaj në të kaluar është aktivizuar edhe në Kategorinë Superiore, ku ka mbajtur veshur fanellën e Kamzës, Tiranës e Skënderbeut.

Mesfushori gjithashtu ka njohuri të mira edhe për Superligën e Kosovës, teksa është aktivizuar me Feronikelin 2 sezonet e fundit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Mirë se vjen Argjend Malaj

Të dashur tifozë

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Argjend Malaj është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Mesfushori 27-vjeçar ka firmosur ditën e sotme kontratën me skuadrën tonë për 2 sezonet e ardhshme duke u bërë në këtë mënyrë përforcimi më i ri i skuadrës sonë.

Malaj është një futbollist që e njeh mirë kampionatin tonë duke qenë se ka luajtur me Feronikelin 2 sezonet e fundit por edhe me Prishtinën më herët. Në të shkuarën, Malaj ka luajtur në kampionatin Shqiptar me ekipe si Kamza, Tirana e Skënderbeu.

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje mesfushorit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

Na priftë e mbara Suharekë

Related posts

ZYRTARE/ Çështja e rinovimit, Torino vendos për Vojvodën

F.autor

STRATEGJIA E RE/ Nuk ka më shpenzime marramendëse, Barcelona bën merkato “low cost”

Delo.autor

PLAS SHERRI/ Tension në Kategorinë e Dytë: Lojtarët sulmojnë gjyqtarin për një penallti (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment