Futboll La Liga Sport

NGA PIQUE TEK GRIEZMANN/ Sa shumë mesazhe në rrjet për lamtumirën e Messi-t nga Barcelona

RONALD KUMAN – “Ende e kam të vështirë ta besoj që nuk do të luash më te Barcelona. Faleminderit për gjithçka ke bërë për këtë klub Leo. E kam shijuar shumë sezonin që punuam bashkë. Jam i befasuar nga etika juaj e punës dhe dëshira për të fituar”.

XHERARD PIKE – “Asgjë nuk do të jetë më si më parë. As ‘Camp Nou’, as qendra stërvitore dhe as ne. Pas më shumë se 20 vitesh në klub, nuk do ta veshësh më fanellën e Barcelonës. Realiteti ndonjëherë është shumë i fortë. Ne u njohëm në vitet 2000 kur ishim 13 vjeç dhe kishim karrierën përpara. Çfarë karriere.

Besoj se nuk ishte e mundur të bënim më mirë. Një çmenduri. Në sezonin tim që u riktheva te Barcelona fituam Tripletë dhe ti u bërë lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Nga Rosario kape qiellin e Romës dhe aty nisi legjenda. Ajo që erdhi më vonë ishte histori. Tani do të largohesh, por jam i sigurt që një ditë do të rikthehesh. Të kanë mbetur shumë gjëra ende pa bërë. Mendoje mirë këtë. Shijoje gjithçka që do të bësh dhe vazhdo të fitosh siç ti di të bësh. Ne këtu do të na mungosh shumë. Të dua Leo”.

ZHORDI ALBA – “Çfarë privilegji dhe fati që të ndanim bashkë 9 sezone radhazi. Eksperienca të bukura dhe shumë interesante, ashtu siç kemi kaluar edhe momentet e vështira. Kam pasur fatin që ta shoh golin tënd të parë në vitin 2005 kundër Albasetes dhe kurrë nuk e mendova që do të kuptoheshim kaq lehtë në fushën e lojës.

Do të më mungosh shumë. Nuk je thjesht lojtari më i mirë i historisë së futbollit, por edhe një njeri i jashtëzakonshëm. Mik, faleminderit nga zemra për gjithçka i ke dhënë futbollit dhe klubit. Faleminderit për miqësinë, për mbështetjen dhe për momentet që jetuam. Të dëshiroj më të mirën për ty dhe për familjen në aventurën e re. Një përqafim i madh. Të dua vëlla”.

ANTUAN GRIZMAN – “E vetmja gjë që mund të them në këto momente është ajo që mendon çdo njeri që e do futbollin: Faleminderit! Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Barcelonën, për qytetin dhe klubin. Ti ke ndryshuar futbollin dhe jam i sigurt që nuk është një lamtumirë, por thjesht mirupafshim.

Në jetën tënde do të rikthehesh sërish te Barcelona. Dëshiroj më të mirën dhe që jesh i lumtur, kudo që do të shkosh. Pak e dinë se çfarë do të thotë të jesh Mesi. Për mua ishe një shembull në të gjitha aspektet”.

SERXHO BUSKETS – “Ende jam duke u përpjekur ta asimiloj këtë gjë dhe e di që do të jetë e vështirë. Dua thjesht të falënderoj për gjithçka që ke bërë dhe që na ke shoqëruar në këto vite.

Erdhe si fëmijë dhe po largohesh si lojtari më i mirë i historisë duke e ngritur këtë klub në lartësinë që i takon. Ti bërë histori në aspektin individual, por edhe të skuadrës. Gjithmonë do ta them me krenari që kam luajtur me një futbollist si ti. Do të më mungosh”.

KLEMO LENGLE – “Nuk kam fjalë për të shprehur privilegjin dhe fatin e madh që kisha për të ndarë dhomën e zhveshjes për tri sezone me ty. Ishit një shembull në aspektin profesional. Për këtë arsye je lojtari më i mirë i botës dhe një sportist legjendë. Të uroj më të mirën për të ardhmen”.

MIRALEM PJANIÇ – “Leo, ishte kënaqësi që të njoha. Je një person special dhe të uroj gjithë të mirat. Një përqafim”.

Related posts

Alves tregon pse Neymar iku nga Barça: S’mund të rrinte në hijen e …

Q.Autor

SHKARKIMI I FARKE/ Lampard del nga gara, refuzon stolin e klubit të Premier League

Delo.autor

DUAN KUPA E EUROPËS/ Tare vazhdon gjuetinë e talenteve, firmos një brazilian

Isa.Autor

Leave a Comment