Futboll La Liga Sport

U MUNDËN NGA LEVANTE/ Ylli madrilen: Me Lopeteguin deri në VDEKJE, lëreni të…

Marcelo i dha fund “thatësirës” historike të Real Madrid, të cilët kishin plot 491 minuta pa shënuar, por goli i tij nuk mjaftoi për t’i dhënë fitoren në ndeshjen përballë Levantes. Në përfundim të këtij takimi, braziliani ka mbajtur të njëjtën linjë si trajneri i tij, Lopetegui, duke e cilësuar si të padrejtë humbjen e “Los Blancos”. Ai, gjithashtu, u bëri thirrje tifozëve, që të mos e braktisnin skuadrën e tyre në këto momente jo të mira.

Ndeshja me Levanten: Ne kemi luajtur mirë, por topi u duk sikur nuk donte të hynte në portë. Duhet të mbajmë kokën lart për të fituar ndeshjet e radhës

Rekordi i minutave pashënuar: Levante nuk ka bërë shumë mirë, ka marrë avantazhin falë gabimeve tona. U përpoqëm shumë që të ngushtonin diferencën, por më kot.

Mungesa e golit: Është e padrejtë që të gjykohen lojtarët në fillim të sezonin. Ne jemi të shqetësuar, presioni të luash në Madrid është shumë i madh, duhet të përballemi në fushë më kundërshtarin, dhe gjithashtu edhe me kritikat në media. Ne nuk kemi frikë, jemi të shqetësuar.

Vazhdimësia e Lopetegui: Jemi me të deri në vdekje. Ai na i thotë gjërat shumë qartë dhe marrëdhënia mes nesh është shumë e mirë. Duhet ta lëmë atë të punoj. I ndjej ngjyrat e këtij klubi dhe ndihem shumë keq kur nuk fitojmë. Është e padrejtë ta krahasoni atë me Benitezin.

Related posts

ANA TJETËR E KONTRATËS SË MESIT/ “Pleshti” largohet nga Barcelona me parametër zero vetëm me dy kushte

Delo.autor

UEFA “shkurorëzon” Skënderbeun, tani njeh Kukësin si kampion

Isa.Autor

FORMULA 1/ Mercedes “PUSHTON” edhe Monacon, Vettel ngjitet në PODIUM

Delo.autor

Leave a Comment