Futboll Ligue 1 Sport

PAS PREZANTIMIT TË “PLESHTIT”/ PSG i uron “mirëseardhje” Messit me disa FOTO fantastike

Klubi francez, Paris Saint-Germain ka prezantuar sot (e mërkurë) gjatë ditës transferimin e tyre më të ri, Lionel Messi.

Transferimi i Messit si lojtar i lirë u konfirmuar gjatë mbrëmjes së martë, ndërsa sot erdhi edhe prezantimi i tij dhe konferenca për shtyp.

Messi në konferencë doli së bashku me presidentin Al-Khelaifi, ndërsa iu përgjigj shumë pyetje rreth transferimit dhe synimeve.

Ylli argjentinas zbuloi se ta zgjedh PSG-në ishte e lehtë, teksa shtoi se synimi i tij është fitimi i trofeve, e në veçanti i atij të Ligës së Kampionëve.

Pas konferencës, Messi doli jashtë stadiumit ‘Parc de Princes’, ku turma të mëdha tifozësh ishin duke e pritur idhullin e tyre të ri.

Festa dhe këngët e tyre nuk u ndalen për asnjë moment, teksa Messi nuk hezitoi t’i përshëndes.

Pritjen e ngrohtë të tifozëve dhe përshëndetjen e Messit e ka pasqyruar faqja e PSG-së me anë të disa fotografive.

“Mirësevjen Leo Messi”, ka shkruar PSG në faqen e tyre zyrtare, me disa fotografi të bukura të bashkangjitura. /Telegrafi

Related posts

“LOJTARI IM I PREFERUAR ËSHTË…”/ Vajza e Maradonës kurorëzon “mbretin” e ri të futbollit

Delo.autor

E ARDHMJA E DAKUT/ Trajneri i Rubin Kazan shuan dilemat

F.autor

Statistikat me Ukrainën, kundërshtare e vështirë për kuqezinjtë

Sadik.Autor

Leave a Comment