Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TEUTËS PËR CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri irlandez bën humor: Do të jetë ftohtë në 32 gradë…

Shamrok Rovers ka udhëtuar që dje drejt Shqipërisë, në mënyrë që lojtarët të kenë kohë për t’u ambientuar me ndryshimin e madh të temperaturave, ku dihet se termometri në vendin tonë prej ditësh tregon shifrën 40 gradë celsius. Trajneri Stefen Bradlej në prononcimin e dhënë për mediat irlandeze para nisjes për në Shqipëri ka këmbëngulur se Shamrok Rovers nuk do të ndikohet nga nxehtësia apo zhurma e tifozëve vendës, në ndeshjen e 12 gushtit ndaj Teutës në “Elbasan Arena”.

Skuadra irlandeze vjen në këtë sfidë kthimi me avantazhin e fitores 1-0, por Shamrok pret që kampionia e Shqipërisë të jetë më agresive, por edhe nxehtësia shikohet si një faktor, ku në orarin e ndeshje temperatura parashikuara të jetë 34 gradë. Gjithsesi, trajneri Bradlej e nis me shaka prononcimin e tij në lidhje me nxehtësinë që i pret në “Elbasan Arena” ndaj Teutës, por ai ka besim se skuadra e tij do t’ia dalë në fund duke siguruar kualifikimin.

“Do të jetë ftohtë deri në 32 gradë”, u shpreh trajneri i Shmarokut para nisjes për në aeroportin “Nënë Tereza”. “Temperaturat janë në 40 gradë, por në fillimin e ndeshjes ato mund të ulen deri në të 30-at. Pritet të jetë shumë e ngjashme me sfidën me Slovan Bratislavën, ndeshje cila do të na ndihmojë edhe kësaj radhe me Teutën. Ne duhet të shkojmë atje vetëm për të zhvilluar lojën tonë”, vijoi trajneri Stefan Bradlej. Mediat irlandeze, por edhe trajneri janë marrë edhe me stadiumin ku do të luhet, duke gabuar me distancën pasi largësinë nga Durrësi në Elbasan e bëjnë 80 km, duke shtuar 22 km nga distanca reale.

Durrsakët nuk mund të luajnë në shtëpi, pasi stadiumi “Niko Dovana” nuk i plotëson standardet e UEFA-s për raundin e tretë të Konferencë Ligës. Në lidhje me këtë transfertë, që do të luhet në një fushë thuajse neutrale trajneri i Shamrok Rovers u shpreh: “Unë e di se ata janë një orë larg nga vendi ku luajnë normalisht. Kamë ndeshjen e tyre të fundit të luajtur në shtëpi, ku kishte edhe mbështetje të madhe tifozësh. Ndaj, nëse tifozët e Teutës udhëtojnë për të parë ndeshjen me ne, do të jetë shumë e ngjashme me Dundalkun që luan në Tallaght. Jam i sigurt se tifozët e tyre mund të udhëtojnë dhe do ta bëjnë një gjë të tillë, duke u bërë pjesë e ndeshjes.

Kundërshtari? Unë mendoj se pritet shumë prej tyre. Ata do të luajnë ndaj nesh, ashtu siç u sollën kundër Sherif Tiraspolit në transfertë. Kur luanin me Sherif në shtëpi, ata shkuan me to. Ndaj Sherifit në shtëpi ata luajtën një për një, një lojë krejtësisht tjetër. Nëse ata e bëjnë sërish, ne do të jemi gati për të”.

Related posts

BARCELONA-LIVERPOOL/ Gjysëmfinalja e dytë në Champions, përballja që garanton emocione

Delo.autor

HUMBI NDESHJET ME SHQIPËRINË PREJ COVID-19/ Portieri Strakosha merr përgjigjen e tamponit, rezulton…

Delo.autor

U TRANSFERUA TEK INTER/ Cristiano Biraghi kryen vizitat mjekësore, ja kur zyrtarizohet

Delo.autor

Leave a Comment