Futboll Sport

PRECEDENTËT/ Turqia, nga “Eldorado” në blof për lojtarët shqiptarë

Esat Mala është rasti më i freskët i futbollistëve që transferohen në Turqi me shpresën se do të gjejnë “Eldoradon”, por shumë shpejt kalimi i tyre në futbollin turk rezulton një blof i madh.

Janë disa rastet e lojtarëve shqiptarë që kalimi në Turqi u ka lënë shije të hidhur, ndonëse duhet pranuar se edhe për shumë të tjerë ka rezultuar një trampolinë për të siguruar të ardhura dhe klube më të mëdha. Armando Sadiku, Edon Hasani, Kristal Abazaj dhe së fundmi dyshja e Partizanit, Esin Hakaj – Esat Mala, janë futbollistët shqiptarë që kalimi në Turqi ka rezultuar jo i duhuri.

Aktualisht janë tre lojtarët shqiptarë që klubet turke u kanë thënë të gjejnë destinacion të ri. Kristal Abazaj e ka nisur sezonin me Istanbulsporin, por i duhet të gjejë ekip të ri. Qëndrimi i Esin Hakajt te Samsunspori duket një mision i vështirë, ndërsa Giresunspori ia ka prishur ëndrrën Esat Malës.

Related posts

VAZHDON TELENOVELA E VERËS/ Ky është gjigandi kinez, që paguan 260 milionë euro për “Pleshtin”

Delo.autor

Emery nuk bindet nga mbrojtja, do Vidën tek Arsenali për… milionë paundë

Isa.Autor

Refuzohet nga Klop, Aubamejang niset për të firmosur në Londër

Q.Autor

Leave a Comment