Futboll Kategoria Superiore Sport

“PRES SHUMË NGA TIRANA”/ Presidenti Halili: Blerje të goditura, tani është radha e lojtarëve dhe stafit

Refik Halili është i balancuar për Tiranën e tij të sezonit 2021-2022. Në një prononcim për “Panorama Sport, bosi i bardhebluve pranoi se blerjet e verës janë të goditura. Sipas tij, drejtuesit e skuadrës kanë lojtarë cilësorë në dispozicion në të gjitha aspektet.

“Për momentin, për atë që kemi bërë deri tani, mund të them që më pëlqen skuadra. Më pëlqen fryma e grupit. Skuadrën e shoh nga larg, sepse nuk kam qenë afër saj sepse ka qenë në fazën përgatitore. Shpresoj që të bëjmë më të mirën gjatë gjithë kampionatit. Grupi është i madh dhe cilësor.

Blerjet janë të goditura dhe të mira dhe që ia vlejnë”, tha në fillim Halili. Ky i fundit ka pranuar të afrojë lojtarë si Limaj, Hoti, Ngo, Seferi, Totre, Xhixha, pa harruar të tjerët, që pritet të bashkohen me skuadrën apo janë bashkuar më parë me ekipin.

TITULLI – Tirana nuk ia doli që të ishte në Europë, por nga ana tjetër, bardheblutë qëllim këtë sezon kanë vetëm një: fitimin e titullit kampion. Halili pranon se për të thënë fjalën titull pa nisur kampionati është e kotë, ndërsa gjithashtu shpreson që skuadra të fitojë një nga një takimet në Superiore.

“Është shumë shpejt për të thënë nëse ne jemi për titull. Për mua është e rëndësishme që skuadra është e kompletuar. Tani duhet vetëm punë nga skuadra e të gjithë, nga lojtarët, nga stafi, që të bëjmë më të mirën. Të fitojmë ndeshjet një nga një”, tha Halili. Këtë sezon bardheblutë me grupin që kanë hedhur kandidaturën për të fituar si kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, një dopietë që skuadra bardheblu ka kohë që nuk e arrin.

Related posts

NBA/ Boston dominon takimin e parë ndaj Philadelphia duke dhuruar spektakël

Sadik.Autor

SHKËLQEU NË BOTËROR/ ARSENALI futet në garë me REALIN për “zëvendësuesin” e M0DRIC

Isa.Autor

“GATI NJË PËRJETËSI PËR MUA”/ Tenistja Williams jep lajmin surprizë për fansat e saj, 8 muaj pas dëmtimit

Delo.autor

Leave a Comment