Bundesliga Futboll Sport

“KEMI NË EKIP SULMUESIN MË TË MIRË NË BOTË”/ Presidenti i Bayern: Shpresojmë që Lewa të qëndrojë

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer, u shpreh në një intervistë për “Bild” në lidhje me të ardhmen e klubit, objektivat dhe merkaton. Numri një i klubit bavarez preku dhe temën e Halandit për të cilin ka shumë konsideratë, por që për momentin as që nuk e mendon një ardhje të tijën në Mynih.

Do të ketë afrimë para fundit të merkatos?

Ashtu siç çdo klub tjetër, edhe Bajerni vuajti pasojat e COVID-it. Kemi pasur 150 milionë euro më pak të ardhura këtë sezon, por tifozët duhet të qëndrojnë të qetë pasi jemi në një gjendje të mirë ekonomike. Brazo është duke punuar për të forcuar skuadrën dhe besoj që në atë drejtim po lëviz diçka.

Haland te Bajerni?

Kemi në skuadër sulmuesin më të mirë në botë. Ai na garanton gola, ka një kontratë që i skadon pas dy vitesh dhe shpresojmë që të qëndrojë dhe më gjatë me ne. Erling është një lojtar i shkëlqyer dhe kjo nuk ka nevojë për sy dhe veshë elefanti, por ne jemi të lumtur me Robertin dhe shpresojmë që së shpejti të rinovojmë me të.

Si ndiheni tani që keni blinduar me Goreckën dhe Kimish?

Të dy ndihen mirë në Mynih dhe nuk shihja asnjë arsye përse ne nuk duhet të rinovonim me ta. Zyrtarizimi është vetëm një çështje kohe. Ata janë një pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe besoj se kanë ende uri për të fituar me ne.

Si u ndiet kur Alaba puthi fanellën e Realit?

U surprizova në fillim pasi ai ka luajtur për më shumë se një dekadë me ne, por kjo është jeta.  David është një djalë fantastik dhe një lojtar i madh.

Nagelsman apo Flik?

Hansi është një pjesë e rëndësishme e së shkuarës sonë, Nagelsman është e së ardhmes. Bajerni është me fat që ka pasur dhe ka në gjirin e tij njerëz me ambicie të madhe. Hansi do të bëjë shumë mirë te Gjermania, ndërsa Julian me Bajernin.

Related posts

Interi në sulm për mbrojtësin e momentit në Serie A

Q.Autor

FANTAZISTI MERR VENDIMIN/ Isco thyen heshtjen dhe zbulon të ardhmen…

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Ja arsyet që e “çojnë” Icardin tek Juventus

Delo.autor

Leave a Comment