Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZYRTARIZOHET TEK DARMSHTAD/ Mesfushori Gjasula: E kam parë këtë klub gjithmonë si një…

Klaus Gjasula ka nisur sot zyrtarisht një aventurë të re. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare është zyrtarizuar te klubi i Darmshtad, duke u larguar nga Hamburgu, pjesë e të cilit kishte qenë në edicionin e kaluar.

Mesfushori kuqezi, nuk arriti që të shprehte te Hamburg të gjithë cilësitë e tij, i ndalur nga dëmtimet e për këtë arsye, humbi vendin mes titullarëve në një sezon që ai vetë e ka cilësuar si më të dobëtin e karrierës. Por tashmë nis një aventurë e re me këtë ekip të Bundesligës 2, ku ai ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

“Pasi fola me personat përgjegjës, u binda shpejt se transferimi te Darmshtad ishte i duhuri për mua. E kam parë këtë klub gjithmonë si një që punon jashtëzakonisht shumë për të arritur objektivat. Kjo përputhet 100% me sjelljen time dhe rrugëtimin që kam patur deri tani”, tha Gjasula në fjalët e tij për faqen e klubit pas firmës.

Nuk kanë munguar elozhet për të as nga drejtori sportiv, Karsten Vehlman. “Me Klausin kemi siguruar një lojtar i cili do të na ndihmojë me mentalitetin dhe volumin e tij. Ai është një person që dëshiron ta kesh në krahun tënd si shok skuadre dhe nuk do ta takosh si kundërshtar në fushë. Ai ka treguar sa vlen në Bundesligën 1 dhe 2 si dhe me Kombëtaren e Shqipërisë”, tha Vehlman pas prezantimit të Gjasulës.

Related posts

“ËSHTË MË PAK I FAVORIZUAR…”/ Rivaldo kundër Lotar Matthäus, ja parashikimi për Barcelona-Bayern Munich

Delo.autor

STATISTIKAT/ Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet me rekordet, i radhës është me… tre shifra

Delo.autor

Caicedo i Lazios në telashe, i akuzuar për trukim të ndeshjes midis Levantes dhe Saragozas në 2011

Q.Autor

Leave a Comment