Futboll Sport

ISH-LOJTARI I BARCELONËS PREZANTOHET TEK LEEDS/ Firpo i çudit të gjithë: Mërzitem duke parë futboll

Dy vite më parë, Zhunior Firpo prezantohej nga Barcelona si lojtari i cili do të ulte në stol Zhordi Alba. Mbrojtësi i majtë kishte shkëlqyer te Betis dhe katalanasit nënshkruan me të, duke menduar se kishion gjetur yllin e radhës.

Por futbollisti spanjoll kaloi dy sezone thuajse në anonimitet dhe gjatë kësaj vere, arrit të siguronte kalimin te Lids në Angli. Një transferim për t’i dhënë fund një situate të vështirë siç e ka shpjeguar ai qëndrimin e tij te Barcelona në këto dy vite.

“Është e qartë se nuk kanë qenë dy vite të mira, me ulje-ngritje, por me më shumë ulje. Por kam qenë dy vite te Barcelona, nuk janë të shumtë ata lojtarë që mudn të kenë këtë mundësi. Ndoshta nuk duhej të kisha ikur aq i ri nga Betisi, duke e ditur se para meje kisha Zhordi Alba. Ka qenë një vendim i nxituar, por them se do e bëja prapë pasi është e vështirë t’i thuash “jo” Barcelonës apo Realit”, tha lojtari në një intervistë të dhënë së fundmi për të treguar pak nga vetja e tij për tifozët e Lids.

Por deklarata vijuese ka bërë xhiron e botës, pasi nuk pritej nga një profesionist. “Kam kaluar dy vite që praktikisht nuk kisha dëshirë më për asgjë. Mua nuk më tërheq futbolli dhe nuk e shoh. Jap shpirtin në fushë kur luaj, por pastaj mërzitem duke parë futboll”, ishin deklaratat e çuditshme të Zhunior Firpo.

Related posts

PLAS NË PRISHTINË/ Tifozët e Malit të Zi përleshen me ata të Kosovës (VIDEO)

Delo.autor

Milan-Torino pa gola/ Paqueta mërzitet, Galliani shfryn. Gazidis duart në… (FOTO)

Isa.Autor

PATËN NJË DEBAT GJATË NDESHJES/ Lampard “thumbon” Mou: Po fliste më shumë me gjyqtarin se sa me lojtarët e tij

Delo.autor

Leave a Comment