Futboll Sport

PROVOKON REAL MADRID/ Hamad Al Thani: Klubi më i pasur në botë nuk do t’ia dijë për…

Khalifa Bin Hamad Al Thani, një pjesëtar i familjes mbretërorë te Katarit dhe kushëri i Emirit, i ka dërguar një mesazh Real Madrid-it me një postimin në rrjetet sociale ku shkruhet se PSG është imun ndaj presionit mediatik.

Kylian Mbappe ka shprehur dëshirën për t’u transferuar në kryeqytetin spanjoll dhe interesimi i Los Blancos për të nuk është një sekret, por klubi francez nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe falë mbështetjes së Katarit.

“Presioni i medias… nuk funksionon më klubin më të pasur në planet”, ka qenë mesazhi në Twitter i Khalifa Bin Hamad Al Thani.

Ai e ka shoqëruar mesazhin me imazhin e faqes së parë të Marca-s, ku flitet për pritjen e Real Madrid për Mbappe, një lajm që është ndjekur më shumë vëmendje nga Katari.

Mesazhi i familjes mbretërore nga Katari, që zotëron PSG, është i qartë. Ata nuk e ndiejnë presionin dhe do ta shesin Mbappe vetëm me kushtet e tyre.

Related posts

INTER-MILAN/ Dy trajnerë me dy botë të ndryshme, në derbi Conte i jep leksion Piolit

Delo.autor

Ish kampioni i Europës sulmon ashpër Buffon: Nuk është në gjendje të luajë akoma

Q.Autor

Wilder kërcënon Joshua: Jam njeriu më i keq në planet

Q.Autor

Leave a Comment