Futboll Sport

Finalja e Kupës / Skënderbeu ka një lajm të rëndësishëm për tifozët e vet

Skënderbeu luan ditën e diel ndaj Laçit finalen e Kupës së Shqipërisë, ku objektivi i vetëm mbetet fitimi i trofeut për herë të parë në historinë e klubit. Ashtu është njoftuar paraprakisht, klubi korçar ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët, që dëshirojnë të udhëtojnë drejt Elbasanit, për të ndjekur finalen. “Ujqërit” do të mblidhen në orën 15:00, para stadiumit, për t’u nisur drejt Elbasanit.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes, të cilat mund t’i blini në pikat e shitjes si më poshtë:

1-Përballë me kinemanë (Korçë)
2-Dyqani zyrtar i FSHF (Tiranë)
3-Stadiumi “Elbasan Arena”
Tifozët bardhekuq do të qëndrojnë në tribunat C1, C2 dhe C3, teksa bileta kushton 300 lekë. Çmimet e biletave për të gjitha tribunat janë si më poshtë:

1-C1, C2 dhe C3 (ultrasit) – 300 lekë
2-D, E dhe F – 300 lekë
3-A dhe B – 1000 lekë
4-Tribuna VIP – 2000 lekë

Related posts

SHKELMA, FAULLE DHE PENALLTI/ “Trajtim special” për Armando Brojën në Premier Ligë

Delo.autor

Ja momenti kur tifozi sulmon Ribery

Sadik.Autor

KËRKOHET NGA EKIPET E PREMIER/ Trajneri i Leeds përplaset me klubin për yllin brazilian: Nëse e shisni, unë do të…

Delo.autor

Leave a Comment