Gossip Sport

REAGIMI MISTERIOZ/ Kandidate për kreun e FSHF-së, Ilda Bejleri lë gjithçka hapur

Ilda Bejleri, kandidate për të drejtuar FSHF-në?! Ky ka qenë lajmi që ka trazuar dje më së shumti rrjetet sociale.

Madje, kaq mjaftoi që të nisnin edhe ngacmimet në web dhe të shfrenohej fantazia duke futur në listë edhe ish-deputetin Selami Jenisheri…

Por vetë Ilda Bejleri nuk e ka mohuar lajmin. Moderatorja që dikur punonte te “SuperSport” dhe më pas te “Procesi Sportiv” e ka lënë të hapur mundësinë. Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me Bejlerin dhe ajo nuk pranoi të jepte një përgjigje të qartë nëse e ka në plan të sfidojë Armand Dukën në zgjedhjet e ardhshme apo jo.

“Nuk kam asnjë koment”, tha ajo për gazetën. Kujtojmë se zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Shqiptare të Futbollit pritet të mbahen në shkurt ose mars të vitit 2022 dhe përveç Dukës, një tjetër kandidaturë pritet të jetë edhe ajo e Dritan Shakohoxhës.

Ky i fundit nuk ka folur asnjëherë publikisht për këtë nismë, por as nuk e ka mohuar lajmin që qarkullon prej kohësh në media.

Related posts

LEGJENDA E ITALISË THUMBON TIFOZËT E JUVENTUS/ Marco Tartelli: Tani e kanë kuptuar…

Delo.autor

E BUJSHME/ Apolonia shkarkon Çoçllin para ndeshjes me Teutën, ja kush do e drejtojë skuadrën fierake…

Delo.autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Atletico Madrid gati 55 milion euro për mesfushorin Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment