Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Barcelona mposht me përmbysje Getafen falë dyshes Roberto-Depay

Barcelona është kthyer te fitorja (2-1) duke arkëtuar pikë të plota në takimin e xhiros së tretë të La Ligas kundër Getafes në Camp Nou.

Rezultati u zhbllokua që në minutën e dytë të takimit kur Sergi Roberto realizoi pas asistimit nga Jordi Alba (2’).

Megjithatë, mysafirët u kthyen në lojë duke i barazuar shifrat me golin e Sandro Ramirez (18’), i cili u asistua nga Carles Alena.

Mirëpo, pas gjysmë ore lojë, nikoqirët ia dolën të kalonin sërish në epërsi dhe të shkonin në pushim me avantazh.

Memphis Depay pranoi një top nga Frenkie de Jong, krijoi hapësirë dhe goditja e tij u ndal në rrjetë (30’).

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola dhe Barcelona iu gëzua fitores së dytë pas tri ndeshjeve, ndërkohë që në sfidën e mëparshme kishte barazuar.

Për Getafen kjo ishte humbja e tretë nga po aq ndeshje dhe duket se do të luftojë për mbijetesë këtë edicion. /Telegrafi

Related posts

ELIMINIMI I JUVENTUSIT NGA CHAMPIONS/ Zbulohet e ardhmja e Ronaldos tek…

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Garë e ethshme për mbijetesën, skuadrat e vendeve të fundit u marrin pikë atyre të Final Four

F.autor

STARTOI TITULLAR NË FITOREN KUNDËR UNIONISTAS/ Zidane: Gareth Bale u dëmtua sërish, por…

Delo.autor

Leave a Comment