Futboll Seria A Sport

“RONALDO “OK”, DYBALA PO GJEN FORMËN E DUHUR”/ Allegri: Lamtumira e Messit? Ishte një lajm që…

Masimiliano Alegri ka vendosur që t’u japë një ditë pushimi lojtarëve të tij, pas rikthimit nga Barcelona në Torino, ku mbrëmjen e së dielës Juventusi u mposht 3-0 nga katalanasit me rastin e trofeut “Joan Gamper”. Gjithsesi, me t’u rikthyer në shtëpi, trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk ka ndërmend që të vihet në mendime apo akoma më keq të qajë… Përkundrazi, “Konti Maks” largon çdo lloj alarmi duke parë rezultatin negativ.

Alegri, na bëni një analizë të eksperimenteve ndaj Barcelonës, duke parë pozicionet e Ramsejt, Bernardeskit e Danilos…

Më vjen keq për rezultatin, por unë jam i kënaqur nga çfarë pashë në fushë. Skuadra bëri një pjesë të parë shumë pozitive, ndërsa në të dytën bëmë shumë zëvendësime, si ne ashtu sikurse dhe Barça dhe ndeshje u bë rrëmujë. Fakt është se Barcelona është shumë përpara nesh në përgatitje, ndërsa ne jemi ende në kërkim të gjendjes më të mirë. Për ne ishte miqësorja e tretë, ndërsa rivalët tanë kanë bërë 6-7 të tilla deri tani. Ajo që më vjen keq është se në pjesën e parë gabuam shumë nga pikëpamja teknike. Gabuam disa gola më shumë sesa gjysmë të bërë, pas të cilëve Barcelona me freskinë e saj na dënoi. Dy nga tre golat e pësuar ishim shumë më shumë sesa të evitueshëm, por e rëndësishme është që më 22 gusht besoj se do të jemi gati për të shkuar në Udine dhe për të provuar të marrim 3 pikët e para në kampionat.

Si ndihet Ronaldo? Ka ndonjë shans që ta shohim në ndonjë rol tjetër, disi më në qendër të zonës së rreptësisë për shembull?

Kristiano bëri një paraqitje mjaft të mirë. Po stërvitet në një mënyrë ekzemplare dhe madje është ndër ata që ka formën aktuale më të mirë. Kundër Barcelonës u vu në dispozicion të skuadrës, si gjithmonë. Një tjetër lajm pozitiv është edhe rikthimi në grup nga e marta i Paulo Dibalës, i cili po gjen formën e duhur, në mënyrë që më datë 22 gusht të ketë formën e duhur për të zbritur në fushë ndaj Udinezes.

Pra, kjo do të thotë se do ta shohim Dibalën në fushë në miqësoren ndaj Atalantës (më 14 gusht, në “Allianz Stadium”)?

Mendoj se Paulo do të jetë në dispozicion dhe pse jo në fushë të shtunën ndaj Atalantës. Prej tij pres shumë këtë sezon, siç thashë në ditën e prezantimit dhe Dibala e di mirë se çfarë duhet të bëjë.

Po për blerjen e re, Kaio Zhorzh, cilat janë ndjesitë tuaja?

Kaio është një djalë i ri, i cili ka cilësi mjaft të mirë, por nuk duhet që në fillim që t’i vëmë shumë përgjegjësi mbi shpatulla, përndryshe do të gabonim në vlerësimin e të rinve, siç ndodh shpesh në Itali. 19-20-vjeçarët kanë nevojë që të rriten, të gabojnë dhe ne t’i mbështesim, pasi vetëm kështu mund të përmirësohen. Ata që duhet t’i japin ndihmën më të madhe duhet të jenë lojtarët më ekspertë, pasi ndonjëherë një fjalë e mirë dhe një këshillë pozitive vlen më shumë se çdo stërvitje e mundshme.

Të vërtetën, çfarë efekti ju bëri lamtumira e Lionel Mesit?

Ishte sigurisht një lajm që i preku të gjithë. Pas aq shumë klubesh nuk ishte e lehtë as për Barcelonën dhe as për Leon.

Pjaniçi mund të jetë një zgjidhje për mesfushën?

Dhe sa me padurim po e prisni ardhjen e një mesfushori këto ditë? Unë nuk është se po pres, unë po punoj… Merkaton e bën klubi. Unë kam indiciet e mia, vlerësime të ndryshme, por të shohim se çfarë do të ndodhë. E rëndësishme është që skuadra të jetë duke punuar dhe të përmirësohet në mënyra të ndryshme, pasi në datë 22 gusht nisin ndeshjet e vërtetë. Pastaj, nëse vjen vetëm një apo qoftë edhe dy mesfushorë e tre mbrojtës, këtë nuk e di. Unë dua më datë 22 gusht të shoh skuadrën që unë pres të shoh në aksion. Kam një grup shumë të mirë futbollistësh dhe Ramsej kundër Barcelonës më pëlqeu shumë përpara mbrojtjes. Nëse në fazën e impostimit lojës ishte fantastik, ajo që duhet të përmirësojë Ramsej në atë pozicion është menaxhimi i topit, të presë apo më saktë të lexojë sa më shpejt lëvizjet që ndodhin përpara tij. Edhe Bernardeski pati disa shkëndija interesante, ndaj jam i bindur se perspektiva, sido që të shkojë merkatoja do të jetë shumë pozitive. Nuk ka nevojë për panik, përkundrazi do të bëjmë një vit fantastik.

Në konferencën tuaj të prezantimit thatë se Interi është favorit për titullin, si kampion në fuqi. E mendoni ende këtë, duke parë tashmë largimin e Romelu Lukakut nga zikaltrit?

Unë di se skuadra që fiton kampionatin është ajo për t’u mundur. Pastaj, me datë 22, më falni me 21 gusht, pasi për ta kampionati nis të shtunën, do ta nisim të gjithë me zero pikë në renditje dhe ai që do të bëjë i pari 88 apo 90 pikë, sipas llogarive të mia, do të jetë edhe skuadra që do të ngrejë në fund të sezonit titullin kampion.

Related posts

“NUK DO TË RIKTHEHEM KURRË TEK MILAN”/ Rrëfehet Berlusconi: Ju tregoj cila është ëndrra ime…

Delo.autor

FANTAZIA E SHFRENUAR/ Shqipëri-Skoci, ja parashikimi i “çmendur” i Ilir Shulkut

Isa.Autor

SURPRIZË NË SHTËPINË E BARDHEBLUVE/ Tirana vendos për trajnerin e ri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment