Futboll Seria A Sport

MASAT KUNDËR COVID-19/ Ja kushti i tifozëve për të ndjekur ndeshjet e Premier League-s…

Tifozët e futbollit, që duan të ndjekin nga afër ndeshjet e Premier League-s, duhet të tregojnë në sportelet e stadiumeve prova që janë vaksinuar ose kanë kryer testin dhe kanë rezultuar negativë ditët e fundit. Ky është vendimi që ka marrë Liga elitare e futbollin në Angli, për të parandaluar infektimet nëpër impiante.

Ky dispozitë do të zbatohet nga fillimi i sezonit 2021-’22 me ndeshjen inauguruese e cila është caktuar për t’u zhvilluar më 13 gusht, mes Brentfordit të sapongjitur në elitë dhe Arsenalit.

Qeveria britanike deri më tani ka refuzuar të prezantojë një leje të detyrueshme shëndetësore, por klubet tashmë janë gati të përballen me një ndryshim të mundshëm në muajt e ardhshëm, me qëllim mbushjen e stadiumeve.

Protokolli shëndetësor parashikon gjithashtu përdorimin e maskave në të gjitha hapësirat e mbyllura. Nëntë pjesëtarë të një klubi të Premier League-s, lojtarë dhe pjesëtarë të stafit, rezultuan pozitivë në raundin e fundit të testeve pak ditë para nisjes së kampionatit.

Related posts

“KËSHTU GJEJ QETËSINË”/ U fut nudo në fushën e lojës, kush është ish-biznesmeni 37-vjeçar që i habiti të gjithë

Delo.autor

NJERIU I MOMENTIT/ Uzuni rrëfen peripecitë: Në Greqi si emigrant për bukën e gojës, fati i madh ndodhi atë ditë…

Delo.autor

KËRKOHET ME NGULM NGA CONTE/ Tottenham hidhet në sulm, pranë marrëveshjes me yllin e Milan-it…

Delo.autor

Leave a Comment