Futboll Sport

RRËFEN TMERRIN KUR ERIKSEN PËSOI ATAK KARDIAK/ Ylli i Barcelonës: E kuptova menjëherë se kishte vdekur…

Martin Braithwaite ka rrëfyer atë që ka përjetuar gjatë momenteve të tmerrshme kur Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak në Euro 2020.

“Kam përjetuar eksperiencën më të keqe të jetës sime”, ka thënë sulmuesi i Barcelona-s.

“Ai që duhej të ishte një moment i madh sportiv në historinë e Danimarkës, është kthyer në një makth. Ajo që ndodhi atë natë ka tronditur të gjithë botën”.

Braithwaite ka thënë se ishte i bindur se Eriksen kishte vdekur.

“Në një moment e pashë dhe kishte ikur. Kur shikon trupin e një njeriu të vdekur, e kupton menjëherë. Kjo është ajo që pashë”, ka shtuar danezi.

“Kur e pashë atë, fillova të lutesha. Në atë moment e vetmja gjë që mund të bësh është t’i drejtohesh Zotit. Në fund, gjithçka shkoi mirë, Christian është mirë”.

Related posts

KUPA E ITALISË/ Raketë e Cengiz Under, mposht Buffon me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKËL NË BUNDESLIGA/ Leipzig shkruan historinë me përmbysje, Werner parakalon Lewa-n

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Selmani i pret penalltinë Dejvi Bregut

Delo.autor

Leave a Comment