Futboll Sport

ZYRTARE/ Interi kryen goditjen e pestë në merkato, firmos ish-mbrojtësi i Milanit

Interi nuk ndalet në merkato, teksa sot kanë zyrtarizuar dhe blerjen e pestë në këtë sesion të merkatos verore.

BELANOVA

Pas rikthimit të Romelu Lukakut, transferimit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, Henrik Mikitarjanit dhe afrimit me parametra zero të Andre Onanas, klubi zikaltër ka prezantuar mbrojtësin e djathtë, Raul Belanovën, i cili vjen pas eksperiencës te Kaljari.

22-vjeçari ka firmosur një kontratë me klubin e tij të ri teksa rikthehet sërish në Milano, aty ku ka qenë pjesë e akademisë së Milanit.

 

 

Më parë italiani ka qenë pjesë edhe e Bordosë, Atalantës dhe Peskarës.

Në sezonin që përfundoi, Raul Belanova u aktivizua gjithsej në Serinë A me fanellën e Kaljarit në 31 ndeshje ku arriti të shënonte 1 gol dhe të dhuronte gjithashtu edhe 1 asist për shokët e skuadrës.

Related posts

KOMBËTARJA MERR LAJMIN E MIRË/ Titullari i “kuqezinjve” lë pas dëmtimin dhe rikthehet në fushë, ja emri… (FOTO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus bën goditjen e madhe të verës. Ja detajet e marrëveshjes

Delo.autor

“BËMË NJË PARAQITJE TË SHËMTUAR”/ Flet trajneri Shkëmbi merr përgjegjësitë e humbjes: Bëmë shumë gabime, pres reagimin…

Delo.autor

Leave a Comment