Futboll Seria A Sport

SERIE A “E DASHURUAR” PAS MANAJT/ Një tjetër skuadër futet në garë, zyrtarizimi çështje orësh

Rey Manaj shkëlqeu me Barcelonën gjatë fazës përgatitore por sulmuesi shqiptarë nuk arriti të bind trajnerin Koeman dhe stafin drejtues të cilët po përpiqen në këto orë të fundit të gjejnë sistemin ideal për sulmuesin e Kombëtares. Manaj po kalon një formë të jashtëzakonshme, ofertat për të nuk mungojnë, mbi të gjitha nga Serie A e cila prite të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Manaj

Një ditë më parë nga Spanja raportuan se Manaj ishte pranë kalimit tek Caglieri por në Italia kanë një version ndryshe. Manaj është në negociata të avancuar për të kaluar tek Spezia, lajm i cili gjen konfirmim thuajse nga të gjithë të përditshmet italiane.

Manaj2

Spezia ka qenë shumë aktive në këto ditë të merkatos, por nuk kanë ndërmend të mjaftohen vetëm me afrimin e Destro, Manaj shihet si “qershia mbi tortë” për trajnerin Thiago Motta, një sulmues me shumë potencial të cilin e dëshirojnë në formë huazimi. Manaj, për momentin është i grumbulluar me ekipin përfaqësues ndërsa mbetet në pritje për të mësuar të ardhmen e tij në këto orë të fundit të merkatos.

Related posts

HUMBJE BEFASUESE/ Juventus mposhtet nga Atalanta në frymën e fundit dhe rrezikon zonën Champions

Delo.autor

Marolino Hoxha e Bruno Kola fitojnë etapën e dytë të kupës “Agim Tafili”

Sadik.Autor

POTHUAJSE ZYRTARE/ Bayern shkarkon Niko Kovac, trajneri i madh merr drejtimin e tij

F.autor

Leave a Comment