Futboll Kombëtarja Sport

SHQIPËRIA KA FANTAZI/ Ja si ndryshon formacioni i Kombëtares me Nedim Bajramin

Shqipëria e mori të shumëdëshiruarin Nedim Bajrami. Insistimi i gjatë i FSHF-së, por edhe i vetë lojtarit për të veshur vetëm fanellën kuqezi, pritet që të konkretizohet që në 3 ndeshjet e radhës të eliminatorëve të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Tani ulet shkalla e justifikimit për trajnerin e Kombëtares Edi Reja, pasi më në fund Shqipëria ka fituar fantazinë. Kuqezinjve prej kohësh, mund të thuhet pa frikë që nga koha e Ervin Skelës, u mungonte një organizator i mirëfilltë. Nedim Bajrami po kalon një formë të mirë me Empolinë në Serinë A dhe tani Shqipëria pritet të korrë frytet e betejës së fituar në KAS për afrimin e 22-vjeçarit.

Me ardhjen e Bajramit pritet që trajneri Reja të ndryshojë edhe skemën e ekipit, pasi tani loja mendohet të ketë më shumë vizion e agresivitet në fazën sulmuese. Trajneri italian ka qenë i fiksuar deri në vetëmohim me skemën 3-5-2 në të shkuarën, modul i cili tani me Bajramin pritet të shkojë me një rreshtim 3-4-1-2.

Shpresat janë që dyshja sulmuese e Kombëtares ta ketë më të lehtë punën, pasi presupozohet që të mos kthehen shumë prapa për marrjen e topit, gjë të cilën tani e presin më shpesh nga këmbët e Nedim Bajramit. Trajneri Edi Reja nuk mund të justifikohet për dy ndeshjet e shkurtit, pasi ka në dispozicion një grup lojtarësh në formë, ku sulmuesit kanë shpërthyer me klubet respektive.

Gjithashtu, alternativat janë të shumta dhe konkurruese, pasi në disa role janë tre lojtarë që luftojnë për një vend titullari. Për momentin, “dhimbjen e kokës”, trajnerit Reja mund t’ia japë përcaktimi i dyshes sulmuese, pasi Cikalleshi, Broja, Uzuni dhe Manaj po gëzojnë superformë në klubet ku bëjnë pjesë. Sa shumë cilësi, alternativa dhe…fantazi. Tani Edi Reja të tregojë veten!

Related posts

HIDHET SHORTI I FAZËS PLAY-OFF TË CHAMPIONS-IT/ Muçi mund të përballet sërish me Crvena Zvezdën, ja të gjitha çiftet e mundshme

Delo.autor

MË NË FUND! Zhbllokohet Broja, sulmuesi shqiptar gjen golin e parë me Chelsean

F.autor

“E TURPSHME”/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment