Futboll Sport

SOT TAKIMI PËR RINOVIMIN E LAUTAROS/ Pretendohen 6 milionë euro, por klubi i…

Dita e sotme pritet të jetë impenjative në selinë zikaltër. Në axhendën e drejtuesve zë vend një takim me agjentin e Lautaro Martinezit, Alehandro Kamanon.

Takimi gjatë të cilit do të diskutohet mbi zgjatjen e kontratës së argjentinasit, pritet të hedhë dritë mbi të ardhmen e sulmuesit. Ekziston një vullnet reciprok mes palëve për të gjetur marrëveshjen, por duket se shifra për të cilën do të hidhen firmat, është ende larg.

Sipas “Corriere dello Sport” agjenti dhe lojtari kërkojnë 6 milionë euro në sezon, kurse zikaltrit do të kërkojnë ta ulin ofertën sa më shumë, duke iu afruar akordit paraprak prej 4.5 milionë eurosh të gjetur me ish-menaxherin e lojtarit, i cili nuk u zyrtarizua. Për të konfirmuar dëshirën e vetë futbollistit u sigurua agjenti Kamano, që në një intervistë për “Fcinternews”, pasi konfirmoi takimin, siguroi tifozët zikaltër për qëndrimin:

RINOVIMI – “Do të takohemi të mërkurën dhe do të bëjmë çdo gjë që të mundemi për të qëndruar zikaltër. Martinez ndihet mirë në Milano, ka raport të shkëlqyer me shokët e skuadrës dhe trajnerin e ri. Ka dëgjuar shumë gjëra, por nuk i ka marrë seriozisht asnjëherë. Beson dhe besojmë se do të ketë akoma vazhdimësi tek Interi”.

RROGA – “Lautaro nuk flet për para, por mendon vetëm për të luajtur futboll. Çështja e rrogës më përket mua, ai më sinjalizon për mënyrën si ndihet dhe për skuadrën. Unë mund t’ju them se besoj se ai do të përpiqet ta përshtatë situatën e tij, me situatën e re në klub. Gjendja e vështirë ekonomike e klubit dihet, por ne nuk do të abuzojmë me kërkesat tona”.

SULMUESI KRYESOR DHE LUKAKU – “Shpresojmë të jetë vërtet sulmuesi kryesor dhe do të bëjë ç’është e mundur për të qenë kështu. Është rritur shumë dhe është gati për hapin e radhës. Nuk më ka treguar nëse ka folur më Romelunë. Janë gjëra personale mes atyre të dyve dhe nuk kam ndërmend të ndërhyj”.

PROJEKTI – “Lautaro beson në projektin e Interit dhe për këtë ka refuzuar edhe afrimet e klubeve angleze. Do të fitojë përsëri skudeton me Interin, të shkojë sa më larg në “Champions League”. Siç ju thashë në këtë moment as i shkon ndërmend të largohet nga Italia”.

Related posts

EKIPI AMATOR/ Njihuni me skuadrën që i mori të gjithë “zvarrë” duke shkruajtur historinë

Isa.Autor

Gabigol i frikshëm në Brazil, ëndërron Botërorin me “Seleçaon” (VIDEO)

Sadik.Autor

“FOTO LAJM”/ Portieria “bombë” e hockey-t në akull që e kërkon çdo skuadër

Delo.autor

Leave a Comment