Bundesliga Futboll Sport

NJIHET PËR GAFAT FATALE/ Mundësi e artë për Karius, do të kthehet në portë nga minuta e parë

Loris Karius do ta provojë përsëri.

Portieri gjerman do të kthehet në portë për të mbrojtur Union Berlin nga sulmet e kundërshtarëve.

Vendimtare mungesa e Andreas Luthe, portieri i  parë i  berlinezëve që nuk do të jetë në fushë të shtunën për ndeshjen kundër Schalke-s, për shkak të një problemi familjar.

Karius, i marrë me formulën e huazimit nga Liverpool, do të zbresë në fushë për herën e tretë me skuadrën e kryeqytetit të Gjermanisë.

Ku i dihet nëse do të mjaftojë një paraqitje e mirë për të gjetur përsëri besimin e humbur nga 2018-ta, kur Lloris përjetoi një makth të vërtetë në natën e 26 majit.

Në Kiev luhej finalja e Champions League mes Liverpool-it “të tij” dhe Real Madrid. Ndeshja është mbyllur 3-1 për Los Blancos dhe kanë qenë vendimtare dy gabime të karius.

Më pas ka ardhur huazimi te Besiktas, por pa shumë gëzime. Tani ka ardhur një rast i artë për të bindur veten dhe të tjerët.

Related posts

RRËFEN EPISODIN SKANDALOZ/ Legjenda Rooney: I theva telefonin ish-shokut të ekipit tek Manchester United

Delo.autor

ZYRTARE/ Henri do jetë pjesë e Europianit, francezi ulet në stolin e kombëtares së madhe

Delo.autor

JUVENTUS – MILAN/ Gjithçka gati për ndeshjen finale të Superkupës së Italisë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment